E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A ka një datë se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Marta Kos jep përgjigjen e prerë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes, se Shqipëria mund të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave vitin e ardhshëm, nëse vijon të shënojë rezultate në reforma.

Ajo bëri të ditur se, nëse procesi ecën sipas parashikimeve, Traktati i Anëtarësimit mund të nënshkruhet në vitin 2028. Sipas Kos, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të realizohet deri në vitin 2030.

“Ne kemi thënë se Shqipëria mund t’i mbyllë të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, nëse ka rezultate në reforma. Rreth kësaj kohe, vitin e ardhshëm, mund të jemi pranë fundit të negociatave. Hapi i mëtejshëm është që, kur të jenë mbyllur rreth gjysma e kapitujve, të krijohet grupi i punës për Traktatin e Anëtarësimit.

Nëse gjithçka ecën siç duhet, Traktati mund të nënshkruhet në vitin 2028. Kjo do të varet nga procesi i ratifikimit, vizioni i qeverisë suaj dhe vizioni i qytetarëve. Shqipëria mund të bëhet vend anëtar i BE-së deri në vitin 2030.”, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.