Kos: Traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në 2028-ën! Rama: S’ka datë fikse, ne do të bëjmë detyrat

27 Nëntor 2026 | 13:13

E pyetur nga gazetari i Euronews Albania mbi një datë konkrete për përmbylljen e pritjes mbi 3 dekada të shqiptarëve për tu anëtarëduar në BE, komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se kjo mund të ndodhë deri në vitin 2030.

Ajo shtoi se traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në 2028-ën. Sipas saj kjo mund të ndodhë nëse reformat e kërkuara vijojnë me ritmin aktual dhe shtetet anëtare japin dritën e gjelbër në çdo hap.

Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër i pyetur se pse procesi ka zgjatur kaq shumë vite, theksoi se integrimi në BE nuk funksionon me afate fikse, pasi varet nga vendimmarrja unanime e 27 vendeve anëtare dhe kontekstet politike brenda unionit.

Pjesë nga konferenca:

Gazetari: Kam dy pyetje. Një për zonjën Kos dhe një për zotin Rama. Zonja Kos, gjeografikisht jemi në zemër të Europës dhe prej më shumë se tre dekadash shqiptarët e presin ditën kur Shqipëria do të bëhet anëtare zyrtare e Bashkimit Europian.

Shumë prej atyre që e ndërruan këtë ditë në vitet 90 tashmë kanë fëmijët e tyre që kanë të njëjtën pyetje edhe sa do duhet të presin sot. A ka një datë 2028, 2029 apo 2030 viti kur mund të realizohet kjo ëndër për shqiptarët?

Dhe pyetja për kryeministrin Rama, shqiptarët kanë pritur mbi 30 vite për tu bërë pjese e BE, nga të cilat 13 vite e keni drejtuar ju qeverinë shqiptare. Pse zgjatur kaq shumë dhe opse nuk jemi anëtarësuar ende.

Marta Kos: Përsa i përket udhrëfyesve që ne kemi ofruar në raportin e sivjetshëm ne kemi thënë, jemi shprehur pra që Shqipëria mund t’i përmbyllë të gjithë kapitujt për negociata në qoftë se do të ketë rezultate të reformave dhe sigurisht dhe në rast se shtetet anëtare do të japin dritën e gjelbër për Shqipërinë. Në qoftë se ndodhin këto gjëra, pra vitin e ardhshëm rreth kësaj kohe ne mund të jemi shumë pranë fundit të negociatave.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që hapi i mëtejshëm do të jetë që rreth gjysma e kapitujve të mbyllur, do të thotë që shtetet anëtare do të krijojnë grupin e punës për traktatin e anëtarësimit i cili pra po flas që në qoftë se gjithçka ecën siç duhet, mund të nënshkruhet në 2028-n që do të thotë varet nga procesi i ratifikimit, vizioni qeverisë tuaj edhe i qytetarëve në rast se e kam kuptuar siç duhet. Pra Shqipëria mund të bëhet shtet anëtar në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Rama: Faleminderit për pyetjen. Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është si një arsimim me një datë të përcaktuar ku ti shkon në shkollë, mbaron gjimnazin, pastaj hyn në universitet, mbaron universitetin dhe merr diplomën.

Gjithmonë në rast se t’i bënë si duhet detyrat. Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk ka një datë asnjëherë dhe s’ka pasur ndonjëherë për askënd, sepse nga një anë je ti, nga ana tjetër janë 27 të tjerë të cilët duhet të bien të gjithë dakort në çdo fazë të procesit, pavarësisht se ti i ke bërë apo nuk i ke bërë detyrat.

Për shembull, në këto vite të drejtimit tim ka pasur një Komision europian i cili e ka nisur jetën e vet me deklaratën këto pesë vjet ne nuk do marrim asnjë në konsideratë për të zgjeruar Bashkimin Europian.  Ose Shqipëria ka pasur ato që unë i quaj tre vitet e poshtrimit, kur Komisioni Europian çertifikonte detyrat tona të bëra dhe një shtet thoshte jo.

Kështu që ky është një proces i cili për sa na takon duhet të shihet si një mundësi unikale e artë. Bekim për ne dhe për çdo vend që ka perspektivën europiane për të nxjerrë më të mirën e vetes dhe për të ndërtuar shtetin që kanë nevojë qytetarët dhe që ne nuk e ndërtuam dot për 500 vjet. Sot po e bëjmë, po e bëjmë falë këtij procesi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshjet e shiut sjellin prezencë uji dhe trafik të rënduar në disa akse të Vlorës (VIDEO)

Reshjet e shiut këtë të premte kanë sjell problematikat e para në disa rrugë të Vlorës. Në segmentet e rrugëve “Gjergj Araniti” dhe “Plazhi i...
13:42 | 27/11/2026

Ministri Demo takim me drejtuesen e EUDA-s: Bashkëpunim europian për të goditur trafikun e drogës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka zhvilluar këtë të premte një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA),...
13:27 | 27/11/2026

Shiroka Pula takon Begajn në Ohër: Asgjë nuk i ndan Kosovën dhe Shqipërinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, në Ohër. Takimi është zhvilluar në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni,...
12:53 | 27/11/2026