Datë për anëtarësimin në BE? Rama: Vitin e ardhshëm, nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit! Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet pjesë deri në 2030

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria mund të përmbyllë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm dhe të bëhet pjesë e unionit deri në vitin 2030, nëse vijojnë rezultatet në reforma dhe sigurohet mbështetja e shteteve anëtare.

Në konferencën për shtyp nga Tirana, Kos u shpreh se nëse procesi ecën sipas parashikimeve vitin e ardhshëm Shqipëria mund të jetë pranë përfundimit të negociatave.

Të lidhura

None found

Më pas, shtoi ajo, shtetet anëtare do nisin hartimin e Traktatit të Anëtarësimit.

“Ne jemi shprehur se Shqipëria mund t’i përmbyllë të gjithë kapitujt e negociatave nëse do të ketë rezultate në reforma dhe nëse shtetet anëtare japin dritën jeshile. Nëse ndodhin këto gjëra, vitin e ardhshëm, rreth kësaj kohe, mund të jemi pranë fundit të negociatave. Hapi i mëtejshëm do të jetë që rreth gjysma e kapitujve të mbyllur do të thotë se shtetet anëtare do të krijojnë grupin e punës për traktatin e anëtarësimit. Nëse gjithçka ecën siç duhet, mund të nënshkruhet në 2028, që dmth varet nga procesi i ratifikimit, vizioni i qeverisë tuaj dhe i qytetarëve, pra Shqipëria mund të bëhet shtet anëtar në BE deri në vitin 2030.”, tha Kos.

Ndersa kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i anëtarësimit nuk ka një datë të përcaktuar, pasi përparimi drejt anëtarësimit varet jo vetëm nga përmbushja e reformave nga Shqipëria, por edhe nga dakordësia e 27 shteteve anëtare në çdo fazë të procesit.

Ai veçoi si zhvillim të rëndësishëm faktin që progrea raporti i këtij viti përmban për herë të parë referencën për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitin e ardhshëm.

“Anëtarësimi në BE nuk është si një arsimim me një datë të përcaktuar ku ti shkon në shkollë, mbaron gjimnazin, pastaj hyn në universitet e mbaron dhe merr diplomën. Gjithmonë nëse bën si duhet detyrat. Anëtarësimi në BE nuk ka një datë, asnjëherë dhe nuk ka pasur ndonjëherë për askënd. Sepse nga njëra anë je ti, dhe nga ana tjetër 27 të tjerë, që duhet të bien dakord në çdo fazë të procesit pavarësisht nëse i ke bërë apo jo detyrat.

P.sh në këto vite të drejtimit tim ka pasur një KE, i cili e ka nisur jetën e vet me deklaratën këto 5 vjet ne nuk do të marrim asnjë në konsideratë për të zgjeruar BE, ose Shqipëria ka pasur ato që i quaj 3 vitet e poshtërimit, ku KE certifikonte detyrat tona të bëra dhe 1 shtet thoshte jo. Kështu që ky është një proces i cili përsa na takon, duhet të shihet si një mundësi unikale e artë, bekim për ne dhe për çdo vend që ka perspektivën evropiane për të nxjerrë më të mirën e vetes dhe ndërtuar shtetin që kanë nevojë qytetarët dhe që ne nuk e ndërtuam dot për 500 vjet. Sot po e bëjmë falë këtij procesi.

Natyrisht që anëtarësimi vjen me shumë të mira të tjera, por ndërkohë ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveçse të përmirësojmë falë kryerjes së detyrave gjithçka që lidhet me shtetin në këtë vend. Mos harroni që RMV ka 20 vjet që është kandidat, shumë vite përpara nesh dhe ja ku është prapa nesh. Kur ne e nisëm këtë rrugë me qeverinë tonë të parë ishim të fundit. Dhe na thuhej që në pararojë janë Serbia dhe Mali i Zi. Sot Mali i Zi shumë afër, Serbia shumë mbrapa nesh.

Të kërkosh një datë do të thotë të mos kuptosh se si funksionon procesi. Data mund të vendosen si objektiva por mund të lëvizin sepse janë 27 vende që duhet të bien dakord në çdo hap. Nëse ne kemi bërë diçka unikale që të hapim të gjithë kapitujt në kohë rekord kjo sepse ne kemi bërë detyrën por edhe të 27 kanë qenë gati dhe të thonë po detyra është bërë. Ne jemi krah për krah me Komisionin. Për herë të parë në historinë e këtyre viteve, ka një togfjalësh në raportin e progresit të këtij viti, fillimi i përgatitjes së traktatit të anëtarësimit së Shqipërisë në BE vitin e ardhshëm. Kështu që jemi më afër se asnjëherë, por çdo ditë duhet të punojmë sikur jemi më larg se asnjëherë.”, u shpreh Rama.


Shtuar më 27.11.2026 13:22

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisMedusa Marketingblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet