E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Dëshmia që zbuloi grupin e “vrasësve me pagesë”, Piroli dhe Ymeri dyshohen për 5 ekzekutime
Lajme

Dëshmia që zbuloi grupin e “vrasësve me pagesë”, Piroli dhe Ymeri dyshohen për 5 ekzekutime

Një dëshmi e dhënë nga një bashkëpunëtor i drejtësisë ka ndihmuar hetuesit të zbulojnë dyshime të forta për përfshirjen e Vincesk Pirolit dhe Kristian Ymerit në disa vrasje me pagesë. Përveç ekzekutimit të ish-policit Frrok Lleshi, në gusht të vitit 2025 në Vaun e Dejës, dy të dyshuarit dyshohet se kanë kryer edhe katër vrasje të tjera.

Sipas burimeve pranë hetimit për mediat, dëshmia e bashkëpunëtorit është krahasuar me prova dhe të dhëna të tjera, duke krijuar dyshime se Piroli dhe Ymeri kanë qenë autorë të disa ekzekutimeve. Një prej ngjarjeve të tjera dyshohet se ka ndodhur në Shkodër, ndërsa tri të tjerat në Tiranë. Hetuesit po analizojnë provat për të dokumentuar përfshirjen e tyre.

Të dyshuarit u arrestuan më 11 tetor 2026 nga Policia e Lezhës, së bashku me Elden Tarjan, nën dyshimin për krijimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Sipas hetimeve, ata kishin planifikuar ekzekutimin e Erjon Tucit, i dyshuar si i përfshirë në trafikimin e 18 tonëve kokainë të sekuestruara në Astakos të Greqisë.

Dyshimet janë se atentati ndaj Tucit ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, pas vrasjes së një shqiptari të dënuar me burgim të përjetshëm brenda një burgu të sigurisë së lartë në Greqi.

Për shkak të dyshimeve se Piroli dhe Ymeri kanë vepruar në interes të disa grupeve kriminale, dosja mund të kalojë për kompetencë në SPAK.

Një tjetër detaj i rëndësishëm lidhet me pozicionin e tyre ligjor: Piroli ishte liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ndodhej në arrest shtëpie kur u lëshua urdhër-arresti për vrasjen e Frrok Lleshit. Ndërsa Kristian Ymerit masa e re e sigurisë për këtë ngjarje iu komunikua në burg.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar dyshimet mbi ekzekutimet e tjera dhe për të zbardhur plotësisht aktivitetin e personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.