Halit Valteri është emëruar në detyrën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë, Rigers Sheqerin, ndërsa vendimi është marrë nga kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj. Haliti do të jetë tashmë në krye të këtij institucioni, i cili ka përgjegjësi për kontrollin e territorit dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e ndërtimeve. Ky ndryshim vjen në një moment kur Bashkia e Tiranës po kalon një seri riorganizimesh në strukturat drejtuese, me largime dhe emërime të reja në administratën vendore. Pikërisht këto ndryshime janë kthyer edhe në mollë sherri me kryeministrin Edi Rama. Ky I fundit në fjalën e tij në asamblenë e PS në Tiranë kritikoi Veliajn për shkarkimet e bëra në dikasterë të ndryshëm.