Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Azi Bota

Bumi i inteligjencës artificiale, eksportet e Koresë së Jugut drejt rritjes më të lartë në 50 vjet

Share Share Icon

Eksportet e Koresë së Jugut pritet të regjistrojnë në nëntor rritjen më të fortë në më shumë se gjysmë shekulli, ndërsa kërkesa globale për çipat e memories që përdoren në sistemet e inteligjencës artificiale ka çuar shitjet e industrisë së gjysmëpërçuesve në nivele rekord. Sipas një sondazhi të Reuters me tetë ekonomistë, eksportet e ekonomisë së katërt më të madhe të Azisë parashikohet të rriten me 96.8% në bazë vjetore në nëntor, pas një zgjerimi prej 93.9% në tetor.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte ritmi më i lartë i rritjes që nga janari i vitit 1974 dhe muaji i 18-të radhazi i zgjerimit të eksporteve. Të dhënat paraprake të administratës doganore të Koresë së Jugut tregojnë se eksportet arritën në 77.4 miliardë dollarë në 20 ditët e para të nëntorit, nga 38.4 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 101.5%.

Eksportet e gjysmëpërçuesve arritën në 38.5 miliardë dollarë, duke u rritur me 294.4% në bazë vjetore. Kjo kategori produktesh përbënte 49.7% të vlerës së përgjithshme të eksporteve të vendit gjatë periudhës. Kina dhe Shtetet e Bashkuara mbeten dy prej tregjeve kryesore të produkteve koreanojugore. Eksportet drejt Kinës u rritën me 145.6%, duke arritur në 20 miliardë dollarë, ndërsa ato drejt Shteteve të Bashkuara u zgjeruan me 142.7%, në 16.4 miliardë dollarë.

Park Sang-Hyun, kryeekonomist në iM Securities, parashikon që eksportet e nëntorit të vendosin një rekord të ri mujor, të mbështetura nga shitjet e gjysmëpërçuesve dhe kërkesa në dy ekonomitë më të mëdha të botës. Përveç gjysmëpërçuesve dhe kompjuterëve, rritje dyshifrore kanë regjistruar edhe eksportet e materialeve industriale për qendrat e të dhënave, produkteve të naftës dhe pajisjeve të komunikimit pa tela.

Më 19 nëntor, Koreja e Jugut u bë vendi i katërt në botë, pas Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që tejkaloi pragun e 1 trilion dollarëve eksporte brenda një viti. Performanca e tregtisë së jashtme ka nxitur edhe rishikimin e parashikimeve për ekonominë. Banka e Koresë rriti të enjten parashikimin për zgjerimin ekonomik në vitin 2026, nga 3.3% në 3.9%, dhe për vitin 2027, nga 2.9% në 4.1%. Banka qendrore rriti gjithashtu normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, në 3.25%, në përpjekje për të frenuar presionet inflacioniste.

Importet parashikohet të rriten me 38.9% në nëntor, ndërsa suficiti tregtar pritet të arrijë në 48 miliardë dollarë, nga 42.65 miliardë dollarë në tetor. Të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme për nëntorin do të publikohen më 1 dhjetor

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Norse Atlantic në prag të falimentimit, kompanitë e leasing-ut kërkojnë kthimin e të gjithë avionëve

Kompania ajrore norvegjeze Norse Atlantic Airways po përballet me rrezikun e falimentimit, pasi pronarët e të 12 avionëve të flotës së saj kanë ndë...

2 hours më parë 3 Min Lexim

BE-ja nuk arrin marrëveshje për buxhetin 1.7 trilionë euro, thellohen ndarjet mes vendeve anëtare

Liderët e Bashkimit Europian nuk arritën një marrëveshje për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të bllokut, pasi mosmarrëveshjet mbi nivelin e shpenz...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!