As këtë vit rruga “Albano Romina’ e Vlorës nuk i shpëtoi dot përmbytjes. Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar prezencë të konsiderueshme të ujit në rrugën “Albano Romina” në Vlorë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Problematikat në këtë aks rrugor rikthejnë shqetësimin e banorëve sa herë që reshjet e shiut janë intensive.
Prezencë të konsiderueshme uji ka dhe në rrugën “Kosova”, pranë Universitetit të Vlorës.
Uji ka mbuluar një pjesë të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Prezencë e konsiderueshme e ujit konstatohet pranë mobilerisë “Rrugën Gjergj Kastrioti ndërsa rruga drejt Pyllit të Sodës paraqitet e bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit.
Sa herë që ka reshje shiu qyteti turistik përmballet me përmbytje, tregues se pavarësisht propagandës nuk është bërë asgjë në përmirësimin e infrastrukturës për këtë qytet
© SYRI.net