Marta Kos për Kurtin: Kosova nuk përfiton ende nga Plani i Rritjes, në dhjetor vizitoj Prishtinën

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, të zhvilluar të premten në Pallatin e Brigadave në Tiranë, se Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk do të marrin fonde nga kjo paketë e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, tri vendet nuk kanë realizuar reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja financiare e BE-së. Duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Kos tha se krijimi i institucioneve të reja në Kosovë mund të shërbejë si pikënisje për një qasje të re.

Të lidhura

None found

“I dashur Albin, Qeveria e re në Kosovë paraqet një mundësi për të vendosur një fokus të ri në rrugën e vendit drejt BE-së. Ky është rasti për të avancuar reformat dhe për të siguruar më shumë fonde”, u shpreh Kos.

Komisionerja evropiane bëri të ditur gjithashtu se do të udhëtojë në Kosovë në fillim të dhjetorit, ku do të diskutojë për hapat e ardhshëm të integrimit evropian dhe mundësinë e përfitimit nga fondet e BE-së.

Sipas të dhënave të paraqitura prej saj, Shqipëria ka përmbushur 80 për qind të reformave të parashikuara dhe do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Shqipëria dhe Mali i Zi do të përfitojnë 15 për qind më shumë fonde, ndërsa Maqedonia e Veriut do të marrë 10 për qind më shumë.

Sa i përket Serbisë, Kos tha se deri tani ajo nuk ka marrë financime nga Plani i Rritjes, por situata mund të ndryshojë pas krijimit të qeverisë së re në Beograd.

Marta Kos u kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor të përdorin vitin e fundit të zbatimit të Planit të Rritjes për të përshpejtuar procesin e reformave.

Pas përfundimit të samitit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se avancimi i këtij procesi është tashmë urgjent.

Kurti tha se gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësuesit e vendeve të rajonit dhe komisioneren Marta Kos, u diskutua mbi reformat dhe integrimin gradual të vendeve në Tregun e Vetëm Evropian.

Dy ditë më herët, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti kishte kërkuar që Kosovës t’i jepej statusi kandidat, duke vënë në dukje se Republika e Kosovës është i vetmi shtet i rajonit që ka aplikuar për anëtarësim, por ende nuk e gëzon këtë status.

“Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e progresit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit”, kishte deklaruar Kurti në Bruksel.


Shtuar më 27.11.2026 13:46

Tags:
Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisMedusa Marketingblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet