Në prag të 28 Nëntorit, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të të rënëve për liri.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në Prekaz, kjo datë merr një kuptim edhe më të thellë.


“Sakrifica e familjes Jashari, e udhëhequr nga Adem Jashari, është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë të re. Për ne, kujtesa historike nuk është vetëm nderim për të kaluarën. Është detyrimi ynë që sakrificën e dëshmorëve ta nderojmë duke ndërtuar institucione të forta, duke ruajtur unitetin dhe duke punuar për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve janë vlera të pacenueshme. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri! Gëzuar 28 Nëntori gjithë shqiptarëve në trojet tona dhe gjithë botën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/