Kreu I grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të gjykatës Administrative e cila vendosi të pezullonte vendimin e sekretariatit të etikës për përjashtimin me 60 ditë. Në një reagim në rrejtet sociale, Bardhi e ka cilësuar vendimin e sekretariatit një shkelje që cënon drejtpërdrejt demokracinë dhe shtetin e së drejtës Praktika të tilla antidemokratike janë të papranueshme për një vend që pretendon të jetë në rrugën e integrimit europian. Shqipëria, nën qeverisjen e Edi Ramës, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian në letër, por sjellja e kësaj qeverie dëshmon një mentalitet politik që i përket një kohe tjetër: kohës së partisë-shtet, ku pushteti kërkon të kontrollojë gjithçka dhe opozita trajtohet si armik, jo si pjesë thelbësore e demokracisë.Nuk habitem aspak nga kjo sjellje e shumicës parlamentare. Projekti politik i Edi Ramës duket se është një Kuvend pa opozitë, një pushtet pa zë kritik dhe një Shqipëri e nënshtruar ndaj vullnetit të një njeriu të vetëm. Por demokracia nuk është pronë e kryeministrit dhe Kuvendi nuk është oborri i tij personal!