Labinot Xhoxhaj - Eduardo Giustini Sonte meçi për titullin e kampionit të Evropës EBU, Heavyweight
Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj sonte zhvillon meçin e 24 në karrierë.
Në "Europa-Park" Arena në Rust të Gjermanisë, Xhoxhaj do të ndeshet me italianin Eduardo Giustini në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit të Evropës EBU, Heavyweight.
33-vjeçari Xhoxhaj gjatë karrierës profesioniste ka zhvilluar 23 meçe nga të cilat ka 22 fitore (17 me KO) dhe një barazim.
Në anën tjetër italiani Giustini ka 24 meçe të zhvilluara. 37-vjeçari ka 20 fitore (7 me KO) dhe 4 humbje.
Boksieri me prejardhje nga Prizreni synon të vazhdojë serinë e tij pa humbje.















