• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat ndërkombëtare pyesin SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, Prokuroria e Posaçme ia pret shkurt

14:17 : 27/11/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

The Atlantic, Le Monde, Channel 5 News dhe Le Figaro kanë kërkuar informacion dhe intervista nga SPAK lidhur me hetimet për transaksionet e pronave në Zvërnec dhe projektet luksoze në Sazan.

Prokuroria e Posaçme u është përgjigjur kërkesave, bën me dije gazetarja Anila Hoxha, duke argumentuar se hetimet janë në fazën paraprake dhe se veprimet hetimore përbëjnë sekret hetimor.

Në kërkesën drejtuar SPAK, revista The Atlantic bën me dije se po përgatit një artikull që prek zhvillimet e planifikuara luksoze në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit. Gazetari ka kërkuar mundësinë për të zhvilluar një intervistë me një prokuror të SPAK, për të diskutuar mbi punën e institucionit, prioritetet e tij dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Përgjigjja e SPAK ka qenë se, për shkak të ngarkesës aktuale dhe angazhimeve institucionale, nuk ishte e mundur të organizohej një intervistë në atë moment.

Lexo edhe:

“Ta heqim nga SPAK-u me lekë…”/ Sky ECC ‘trondit’ dosjen e Jan Prengës

Deputeti Erald Kapri paraqitet në SPAK

Ndërkohë, gazeta Le Monde ka kërkuar një takim me një prokuror të ngarkuar me hetimin e pronave në zonën e Zvërnecit, me qëllim marrjen e informacionit mbi çështjen.

Në përgjigjen e saj, SPAK ka sqaruar se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe se, bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore dhe rezultatet e tyre përbëjnë sekret hetimor.

“Përveç informacionit që është publikuar në njoftimin për shtyp, SPAK nuk ka asgjë tjetër për të shtuar në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Edhe televizioni britanik Channel 5 News i është drejtuar SPAK me një kërkesë zyrtare për informacion, duke kërkuar një kopje të redaktuar të aktakuzës prej 200 faqesh dhe vendimeve për sekuestrimin e pasurive, të nxjerra në qershor 2026, në lidhje me shtetasin A.Sh. Në kërkesën e tij, televizioni argumenton se kërkon dokumente të anonimizuara ose të redaktuara, të cilat mund të bëhen publike në përputhje me ligjin shqiptar për të drejtën e informimit, duke marrë parasysh kufizimet që lidhen me sekretin hetimor.

Por edhe në këtë rast, SPAK ka refuzuar të japë informacion shtesë, duke iu referuar konfidencialitetit që shoqëron hetimet në fazën paraprake.

Një kërkesë të ngjashme ka paraqitur edhe gazeta franceze Le Figaro, e cila ka kërkuar të informohet nëse ka zhvillime të reja në hetimet për transaksionet e tokave në Zvërnec dhe nëse ndonjë informacion tjetër mund të bëhet publik. Gazeta ka kërkuar gjithashtu mundësinë e një bisede të shkurtër me një përfaqësues të SPAK, qoftë edhe jashtë regjistrimit zyrtar.

Përgjigjja e SPAK ka qenë e njëjtë, për sa kohë hetimet ndodhen në fazën paraprake, nuk mund të bëhen publike detaje të tjera për çështjen.

Në të gjitha përgjigjet për kërkesat që lidhen me hetimet, SPAK u është referuar informacioneve të bëra publike përmes një njoftimi për shtyp të datës 12 qershor 2026.

Bëhet fjalë për njoftimin me titull: “SPAK godet një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale; lëshohen urdhër-arreste dhe sekuestro mbi pasuri të shumta”, ku Prokuroria bëri publike operacionin dhe masat e marra ndaj personave dhe pasurive të përfshira në hetim./TCH

Etiketa: SazanspakZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ta heqim nga SPAK-u me lekë…”/ Sky ECC ‘trondit’ dosjen e Jan Prengës

13:42 : 27/11/2026
AKTUALITET

Deputeti Erald Kapri paraqitet në SPAK

10:22 : 27/11/2026
AKTUALITET

Hoxha: SPAK godet krimin, por dështon te korrupsioni i zyrtarëve

22:26 : 26/11/2026
AKTUALITET

Lala jep detaje për kallëzuesin në SPAK të Spiropalit dhe familjarëve të saj

22:20 : 26/11/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori Beci: Hetimi pasuror, dobësia e SPAK! Duhet të ndryshojë metodikë

21:51 : 26/11/2026
AKTUALITET

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit! 10 të pandehur (Emrat)

13:39 : 26/11/2026

TË GJITHA

Mediat ndërkombëtare pyesin SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, Prokuroria e Posaçme ia pret shkurt

14:17 : 27/11/2026

Aksident masiv në Zvicër/ Përplasen 37 automjete në autostradë, 10 të plagosur

14:03 : 27/11/2026

Prodhuesit: Paketa e re fiskale rrezikon të rrisë kostot dhe të dobësojë konkurrueshmërinë

13:59 : 27/11/2026

“Ta heqim nga SPAK-u me lekë…”/ Sky ECC ‘trondit’ dosjen e Jan Prengës

13:42 : 27/11/2026

Veliaj doli nga “narkoza”, është çështje goje, jo këmbe!

13:20 : 27/11/2026

Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

13:16 : 27/11/2026

Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë

12:46 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com