Euro U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D
Është përcaktuar kalendari i plotë i ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Europian U-21 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri. Dy grupet, B dhe D, do të luajnë takimet e tyre në katër stadiumet e përzgjedhura në vendin tonë, duke sjellë në Shqipëri disa prej kombëtareve më të mira europiane të kësaj grupmoshe.
Përveç Shqipërisë U-21, që bën pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Finlandën, në stadiumet shqiptare do të zhvillohen edhe ndeshjet e Grupit D, ku janë pozicionuar Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Belgjika.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do ta nisin aventurën europiane më 16 qershor 2027, në orën 21:00, me përballjen ndaj Spanjës në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë ndaj Italisë do të luhet më 19 qershor, po në orën 21:00, në të njëjtin stadium. Faza e grupeve për Shqipërinë do të mbyllet më 22 qershor, me takimin ndaj Finlandës në “Elbasan Arena”, në orën 21:00.
Grupi D do të zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Arena e Demave” në Tiranë, ku do të zbresin në fushë katër kombëtare me traditë të madhe në futbollin europian.
Grupi B
Itali U21 vs Finlandë U21, 16.06.2027, 18:00, “Elbasan Arena”
Shqipëri U21 vs Spanjë U21, 16.06.2027, 21:00, “Arena Kombëtare”
Shqipëri U21 vs Itali U21, 19.06.2027, 21:00, “Arena Kombëtare”
Spanjë U21 vs Finlandë U21, 19.06.2027, 21:00, “Elbasan Arena”
Finlandë vs Shqipëri U21, 22.06.2027, 21:00, “Elbasan Arena”
Spanjë U21 vs Itali U21, 22.06.2027, 21:00, “Arena Kombëtare”
Grupi D
Norvegji U21 vs Belgjikë U21, 17.06.2027, 18:00, “Loro Boriçi”
Gjermani U21 vs Holandë U21, 17.06.2027, 21:00, “Arena e Demave”
Belgjikë U21 vs Holandë U21, 20.06.2027, 18:00, “Arena e Demave”
Norvegji U21 vs Gjermani U21, 20.06.2027, 21:00, “Loro Boriçi”
Holandë U21 vs Norvegji U21, 23.06.2027, 21:00, “Loro Boriçi”
Belgjikë U21 vs Gjermani U21, 23.06.2027, 21:00, “Arena e Demave”
Ndeshjet e EURO U-21 2027 do të zhvillohen nga 16 qershori deri më 3 korrik. Shqipëria do të mirëpresë kështu 12 ndeshje të fazës së grupeve, me katër stadiume që do të jenë në qendër të vëmendjes së futbollit europian gjatë këtij eventi madhor. Pas fazës së grupeve, dy ndeshje çerekfinale do të luhen në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, një gjysmëfinale në “Arenën Kombëtare”, si edhe finalja e madhe më 3 korrik në “Arenën Kombëtare”, në orën 21:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



