Donald Trump zgjodhi festën e Falenderimeve për të telefonuar militarët amerikanë të dislokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, të cilëvu iu shprehu sigurinë e fitores së luftës me Iranin.
"Fitoren në Iran e kemi në dorë. Ne po u japim atyre çdo mundësi për të arritur një marrëveshje dhe për të shpëtuar jetë, por nuk jam i sigurt nëse do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Shumë njerëz pyesin veten nëse ata janë të çmendur. Ndoshta janë vërtet të tillë" tha Trump.
Në një tjetër dalje të tijën ku u pyet nga gazetarët Trump foli për takimin trepalësh me Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Shenzhen të Kinës.
Për këtë të fundit Trump hodhi poshtë raportimet se Pekini është i përfshirë në ndihmë të Iranit në luftë.
"Kina mund të ndërhyjë, por për mua ndërhyrje do të thotë të qëllosh, jo thjesht të ndash disa informacione me ta", deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.
Sa i përket shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet sekrete ruse, Donald Trump tha se ata mund të mos ofrojnë shumë informacione.
Megjithatë, Trump shtoi se si Moska, ashtu si edhe Pekini dëshirojnë që konflikti me Iranin të marrë fund dhe se në këtë drejtim, ata po e ndihmojnë.
SHBA dhe Irani kanë hyrë në një fazë kur negociatat kanë ngrirë dhe as ndërmjetësuesit nuk po arrijnë ti bindin palët për rikthim në tryezë. Irani ka qenë I fundit që ka propozuar rinisjen e tyre pas plotësimit të pikave në një plan 7 ditor, që parashikon ndërprerjen e sulmeve në të gjitha frontet e luftës, heqjen e bllokadës detare si edhe zhbllokimin e aseteve iraniane. SHBA e kanë refuzuar planin duke e quajtur të papranueshëm.





Komente
Komento