E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump vë në siklet pilotin amerikan dhe Zonjën e Parë: A do ta lije ushtrinë për një jetë luksoze në New York, me një grua si Melania?

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar një moment të sikletshëm gjatë një komunikimi telefonik me ushtarakët amerikanë që shërbejnë jashtë vendit, në kuadër të festës së Falënderimeve.

Gjatë bisedës, Trump iu drejtua një piloti të Forcave Ajrore, duke e pyetur nëse do ta ndërronte karrierën ushtarake me një jetë luksoze në një apartament në New York, duke pasur pranë një grua të bukur si bashkëshortja e tij, Melania.

“Do ta ndërroje këtë jetë, duke fluturuar me këta avionë të bukur që i do kaq shumë, me një apartament luksoz në një ndërtesë në New York dhe një grua të bukur si Melania pranë teje? Është një pyetje e vështirë, kujdes si përgjigjesh!”, e pyeti Trump pilotin.

Ky i fundit e refuzoi ofertën hipotetike, duke shpjeguar se dashuria për avionët kishte nisur që në fëmijëri dhe se nuk do ta ndërronte ëndrrën e tij me asnjë luks.

Më herët, Trump kishte tentuar të përfshinte edhe Melanian në bisedë, duke pyetur nëse ushtarakët kishin ndonjë pyetje për Zonjën e Parë, por përgjigjja e tyre ishte heshtje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.