E rëndë në Shijak, 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri Ish-deputetja Monika Kryemadhi ishte sot e ftuar në “Shqipëria Live”, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit gjyqësore, shpalljes së vendimit të GJKKO një ditë më parë, ku nëna e saj u shpall fajtore dhe u dënua me 2 vite shërbim prove.
“Nuk është fitore vendimi, sepse shtëpinë ma ka thyer Apeli që në vitin 2024. Prokurori ka kërkuar konfiskimin e një shtëpie që është bërë me klering, nuk është blerë me pastrim parash. Kur thua pastron, është bërë një vepër penale… Cila është vepra penale që ka bërë? Ka shkelje procedurash dhe do të kërkoj të drejtën deri në fund për të”, tha ajo.
Ajo u shpreh se do të luftojë deri në fund, pasi nëna e saj nuk ka bërë asnjë shkelje dhe se hetimet ndaj saj kanë nisur vetëm për fatin se është e ëma e Monika Kryemadhit dhe ish-vjehrra e Ilir Metës.
E duke folur për këtë të fundit, ajo tha se kishte mbetur e habitur që në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian ku ishte e pranishme Komisionerja Marta Kos, dhe ku përfaqësuesit e partisë së Ilir Metës, duke iu referuar Tedi Blushit, nuk kishin thënë asnjë fjalë për burgimin politik të tij.
“Ne nuk na kishte thënë kurrë Fatos Nano, kur u arrestua nga Sali Berisha, që të mos reagonim. E gjithë PS-ja u strukturua dhe ishim në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ku flisnim për burgosjen politike të tij. Ty nuk të është burgosur një njeri i familjes dhe s’ke të drejtë të flasësh. Të është burgosur për shkak të pozicionit, kryetari i partisë, në mënyrë që të mos ekzistojë më, dhe ti të vetmen mënyrë që ke është reagimi. Edhe sikur vetëm në rrjetet e tua sociale. Nëse thua një fjalë të vërtetë, njerëzit të ndjekin”, u shpreh ajo.
Top Channel