U josh me një udhëtim falas në Tajlandë, 33-vjeçari autik përballet me deri në 20 vite burg në Turqi

Louis Malletier, një shtetas britanik 33-vjeçar me autizëm, po mbahet prej më shumë se një muaji në burgun Maltepe të Turqisë, pasi në aeroportin e Stambollit iu gjetën 15 kilogramë kanabis në valixhe.

Familjarët e tij thonë se i riu është manipuluar nga një grup kriminal, i cili e joshi me premtimin për një pushim falas në Tajlandë.

Të lidhura

None found

Malletier, nga Ealingu në Britani, ka një nivel zhvillimi mendor të ngjashëm me atë të një fëmije 8-vjeçar dhe, sipas familjes, nuk e kuptonte se çfarë po transportonte.

Vëllai i tij binjak, Conor Colegate, tregon se ngjarja nisi më 16 shtator, gjatë një aktiviteti për inaugurimin e një restoranti Popeyes në Islington. Sipas tij, një i panjohur iu afrua Malletier dhe e ftoi të merrte pjesë në një konkurs, ku shpërblimi ishte një udhëtim pa pagesë në Tajlandë.

Disa ditë më vonë, 33-vjeçari u telefonua dhe u njoftua se kishte fituar. Ai mori biletat dhe u nis, duke besuar se po udhëtonte drejt pushimeve të ëndërruara.

Kur mbërriti në Azinë Juglindore, një person i dha një valixhe rozë dhe e informoi se itinerari kishte ndryshuar. Familja pretendon se Malletierit iu tha se destinacioni i ri ishte Malaga në Spanjë, me një ndalesë në Turqi.

Ai e pranoi valixhen pa e ditur përmbajtjen e saj dhe vijoi udhëtimin. Por në aeroportin e Stambollit, policia gjeti në bagazhin e regjistruar në emrin e tij 15 kilogramë kanabis, me vlerë të përllogaritur rreth 250 mijë paund në treg.

Që prej arrestimit, Malletier qëndron në burgun Maltepe. Vëllai i tij thotë se gjendja e të riut është rënduar ndjeshëm nga kushtet e vështira, bullizmi dhe dhuna e të burgosurve të tjerë.

Sipas Conor Colegate, Malletier ndan një qeli me rreth 70 persona dhe është sulmuar fizikisht. Në një rast, një i burgosur i ka thyer hundën. Familja ka shprehur shqetësim edhe për ushqimin, kushtet e gjumit dhe mungesën e barnave që ai merrte çdo ditë.

“I bëj thirrje Ed Milibandit dhe Andy Burnhamit të mbrojnë një nga njerëzit më të cenueshëm të Britanisë dhe ta kthejnë atë në shtëpi në mënyrë të sigurt”, deklaroi vëllai i tij për Daily Mail.

Për çështjen është angazhuar një avokat në Turqi, i cili ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi psikiatrik dhe mjekoligjor. Ky vlerësim synon të përcaktojë nëse 33-vjeçari e kuptonte natyrën dhe pasojat ligjore të veprimeve të tij në momentin e arrestimit.

Avokati Aziz Emre Yilmaz ka theksuar se autoritetet turke duhet të analizojnë me kujdes mënyrën e rekrutimit të Malletierit, autizmin e tij dhe cenueshmërinë ndaj manipulimit.

Mbrojtja thotë se ai rrezikon një dënim prej të paktën 20 vitesh burg nëse shpallet fajtor për importimin e lëndëve narkotike. Nëse vepra cilësohet si transportim i tyre, dënimi mund të nisë nga 10 vite burg. Autoritetet po verifikojnë gjithashtu nëse Turqia ishte destinacioni përfundimtar apo vetëm një ndalesë tranziti.

Ministria e Jashtme britanike ka konfirmuar se po i ofron mbështetje konsullore shtetasit britanik dhe se është në komunikim me autoritetet vendase.

Deri tani, familja ka shpenzuar rreth 15 mijë paund për përfaqësimin ligjor dhe udhëtimet në Turqi për ta vizituar.


Shtuar më 27.11.2026 14:35

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisMedusa Marketingblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet