Marta Kos: Të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për integrimin

27 Nëntor 2026 | 14:25

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar ndikimin e polarizimit politik në Shqipëri në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por mungesa e dialogut dhe e bashkëpunimit mes palëve përbën një problem.

Në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Mirela Milori, Kos u shpreh se është e rëndësishme që të gjitha palët politike të gjejnë një terren të përbashkët dhe të angazhohen në procesin e integrimit.

“Jo, ndryshimet në mendimet politike janë pjesë e çdo demokracie. Ajo që është e rëndësishme është që të ketë një interes të vërtetë nga të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të gjetur një terren të përbashkët”, deklaroi Kos.

Ajo kujtoi se mungesa e dialogut politik është evidentuar edhe në Raportin e Zgjerimit të Komisionit Europian për këtë vit, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve në reformat që lidhen me anëtarësimin.

“Ne e kemi ngritur çështjen e mungesës së dialogut politik në Raportin tonë të Zgjerimit për këtë vit, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që ata që preken nga reformat që janë bërë, dhe kjo është në fakt e gjithë popullsia juaj, të përfshihen në proces”, tha komisionerja.

Kos theksoi gjithashtu rëndësinë e konsultimeve publike dhe dëgjimit të organizatave të shoqërisë civile, si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës.

Ajo shtoi se parlamenti duhet të jetë vendi ku mazhoranca dhe opozita bashkohen për të diskutuar dhe kontribuar në procesin e integrimit.

“Anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar i gjithë Shqipërisë. Pra, pres që të gjithë, madje ndonjëherë edhe duke mos rënë dakord, të punojnë për këtë rrugë”, deklaroi komisionerja europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marta Kos për Euronews Albania: Qeveria duhet të hartojë ligj të ri për investimet strategjike

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka kërkuar nga qeveria shqiptare ndryshime në legjislacionin mjedisor dhe hartimin e një ligji të ri për investimet strategjike,...
14:14 | 27/11/2026

“Provat janë në serverat e SHBA-së”, gazetarja: Mesazhi i Wendt ishte për dosje konkrete të SPAK-ut

E ftuar përmes një lidhje live në emisionin “Tonight” me Mirela Milorin, gazetarja Denada Jushi komentoi mesazhin e ambasadorit amerikan, Wendt, gjatë takimit me prokurorët...
20:21 | 25/11/2026

Kush do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën? Kikia: Ja pse kjo është sfidë e vështirë për Ramën

Analisti Mentor Kikia e konsideroi përzgjedhjen e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës si sfidë të vështirë për këtë forcë politike. I ftuar...
20:33 | 23/11/2026