Irani paralajmërim për Amazon, Microsoft dhe SpaceX? Shpërndan video me inteligjencë artificiale të një sulmi
Një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale që kërcënon me sulme ndaj selisë së Amazon, Microsoft dhe SpaceX të Elon Musk është publikuar nga media shtetërore iraniane.
Videoja, e postuar në Telegram nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr të enjten, tregon sulme me IA ndaj objekteve të gjigantëve të teknologjisë, me shpërthime dhe flakë që përfshijnë ndërtesat e tyre.
Narratori në video, që flet anglisht, paralajmëron kompanitë amerikane dhe i akuzon ato për pjesëmarrje në luftën kundër Iranit, e cila filloi në shkurt. Ai gjithashtu thekson se objektivi nuk është populli amerikan.
Videoja kërcënon se kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj Iranit do të duhet ose të paguajnë kompensim ose të përballen me hakmarrje. Kërcënimet iraniane vijnë në një kohë pasigurie mbi vazhdimin e fushatës ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës
Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë vendit (VIDEO)
Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave
- 14:35 Aktivitetet festive për 28-29 nëntor, policia e Vlorës njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen
- 14:25 Marta Kos: Të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për integrimin
- 14:25 Era e fortë rrëzon depozitën 5 tonëshe nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier (VIDEO)
- 14:20 Komisioneria Kos: Protestat paqësore janë shenjë e demokracisë
- 14:19 Mentor Kikia: Qeveria nuk do rrëzohet nesër edhe pse ky është qëllimi i protestës
- 14:14 Marta Kos për Euronews Albania: Qeveria duhet të hartojë ligj të ri për investimet strategjike