E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Festa e Pavarësisë ‘paralizon’ Vlorën, ja rrugët që do të bllokohen
Lajme

Festa e Pavarësisë ‘paralizon’ Vlorën, ja rrugët që do të bllokohen

Me rastin e festimeve të 28 dhe 29 Nëntorit, Policia e Vlorës ka bërë të ditur një plan të posaçëm masash për menaxhimin e trafikut në qytet. Për shkak të aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit, në disa akse rrugore do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim i parkimit të automjeteve.

Masat do të nisin të zbatohen prej orës 22:00 të ditës së sotme dhe do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e aktiviteteve festive.

Sipas njoftimit të Policisë, ndalimi i parkimit do të prekë tre akse kryesore të qytetit:

1. Aksi nga rrethrrotullimi deri te rruga e “Hollidej”

Kufizimet do të përfshijnë itinerarin rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga që të çon drejt “Hollidej”. Në të dyja anët e këtij segmenti do të ndalohet parkimi i automjeteve.

2. Aksi nga “Hollidej” drejt kryqëzimit të Kapeles

Ndalimi do të përfshijë segmentin që nis nga kryqëzimi në drejtim të “Hollidej”, vijon pranë agjencisë “Ruci” dhe përfundon te kryqëzimi i Kapeles. Në këtë rrugë, parkimi nuk do të lejohet në krahun e djathtë.

3. Aksi nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës

Edhe në këtë segment rrugor do të zbatohet ndalimi i parkimit të automjeteve.

Policia e Vlorës u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes, të mos parkojnë në zonat e përcaktuara dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Qëllimi i këtyre masave është garantimi i rendit dhe sigurisë, si dhe zhvillimi pa probleme i aktiviteteve që do të organizohen në qytetin e Vlorës gjatë festave kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.