Specialja vendosi 16 masa sigurie për vizitën e Jakup Krasniqit te bashkëshortja e sëmurë

Njoftimi i Gjykatës Speciale në Hagë për vizitën që Jakup Krasniqi zhvilloi ditë më parë te familja e tij në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes, bëri publike edhe detaje të tjera lidhur me këtë proces.

Krasniqi kishte kërkuar që gjatë qëndrimit katërditor në Prishtinë të qëndronte pa ndërprerje në banesën e tij, pranë familjes.

Të lidhura

None found

Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi këtë kërkesë dhe përcaktoi 16 masa të rrepta sigurie, si kushte për lejimin e vizitës te familjarët dhe bashkëshortja e tij.

Kushtet e vendosura nga Prokuroria ishin këto:

a. KRASNIQI duhej të qëndronte gjatë gjithë kohës në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK);

b. Në çdo periudhë kur nuk do të zhvillonte vizitën, KRASNIQI duhej të mbahej në objektet e paraburgimit të DhSK-së në Kosovë;

c. Gjatë gjithë kohës, KRASNIQI duhej të shoqërohej nga zyrtarë përcjellës;

d. Zyrtarët përcjellës kishin të drejtë të merrnin çdo masë që e vlerësonin të nevojshme për sigurinë operacionale gjatë vizitës, përfshirë edhe përfundimin e saj para kohe;

e. KRASNIQI nuk mund të qëndronte i vetëm me asnjë person dhe duhej të ishte vazhdimisht në fushëpamjen dhe në distancën e dëgjimit të zyrtarëve përcjellës;

f. KRASNIQI nuk mund të takohej apo të komunikonte në asnjë formë me persona të paautorizuar në lokacionin ose lokacionet e miratuara paraprakisht;

g. Gjatë gjithë vizitës, çdo person i paautorizuar duhej të largohej nga lokacioni i përcaktuar;

h. KRASNIQI nuk mund të përdorte pajisje komunikimi, laps, letër apo çfarëdo mjeti tjetër komunikimi, përveç mjeteve të vëna në dispozicion nga DhSK-ja;

i. Atij nuk i lejohej të merrte apo t’i dorëzonte sende ndonjë personi;

j. KRASNIQI, familjarët e tij, bashkëpunëtorët dhe mbrojtësi duhej të mos njoftonin asnjë palë të tretë për vizitën, para dhe gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë;

k. Mbrojtësi duhej t’i njoftonte familjarët e KRASNIQIT, me të cilët ai ishte i autorizuar të takohej, se nuk mund të zbulonin faktin e lirimit të përkohshëm apo ndonjë detaj tjetër rreth tij. Po ashtu, ndalohej çdo kontakt me mediat ose deklaratë publike për këtë çështje;

l. KRASNIQI nuk mund të diskutonte çështjen e tij me asnjë person, përveç mbrojtësit;

m. KRASNIQI nuk mund të kishte kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë dhe as të ndërhynte në çfarëdo mënyre te viktimat ose dëshmitarët. Atij gjithashtu nuk i lejohej të ndikonte në procedurat gjyqësore apo në administrimin e drejtësisë;

n. KRASNIQI nuk duhej të kërkonte qasje të drejtpërdrejtë në dokumente dhe as të shkatërronte prova;

o. KRASNIQI duhej t’u bindej në mënyrë të rreptë çdo urdhri të mëvonshëm të Trupit Gjykues që ndryshonte kushtet e vizitës nën kujdestari ose e ndërpriste atë;

p. Shkelja e cilitdo prej këtyre kushteve nga KRASNIQI, mbrojtësi ose anëtarët e familjes së tij do të sillte ndërprerjen e menjëhershme të lirimit të përkohshëm.


Shtuar më 27.11.2026 15:02

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetbetciograndpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet