Procedurat për përditësimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Italisë për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve kanë përfunduar. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano.
Me ndryshimet e miratuara, marrëveshja do të përfshijë edhe modelin e ri të patentë-shoferit të Kosovës, i cili ka nisur të përdoret që nga viti 2024.
Të lidhura
None found
Dispozitat e reja do të zbatohen nga 1 janari 2027. Për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Itali, kjo pritet ta bëjë më të thjeshtë procesin e konvertimit të patentë-shoferëve.
Përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Romë dhe Milano e kanë vlerësuar përditësimin si një zhvillim të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas tyre, ndryshimi do të përmirësojë shërbimet për diasporën dhe do të ulë vështirësitë administrative për bashkatdhetarët në Itali, përfshirë edhe ata që kanë patentë-shoferin e modelit të ri të Kosovës.






