“Elisa, njeri i lirë në jetën politike”, Rama: Nuk është e detyruar të më ndjekë më, protestuesit e kanë derën e hapur
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.I pyetur për përplasjen me Elisa Spiropalin dhe deklaratat e saj kritike ndaj qeverisë, Rama fillimisht u tregua i rezervuar, duke thënë se nuk dëshiron të diskutojë çështje të brendshme politike shqiptare në mediat e një shteti tjetër. Megjithatë, ai nuk e shmangu plotësisht përgjigjen, duke deklaruar se Spiropali tashmë është e lirë të ndjekë rrugën e saj politike.
“Elisa tani është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të ndjekë mua dhe Partinë Socialiste“, tha Rama.
Një tjetër temë e inytervistes se kryeministrit per mediat ne maqedonine e veriut ishte protesta e paralajmëruar për 28 nëntorin. Rama mohoi se ka refuzuar dialogun me qytetarët, duke pretenduar se i ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Ai bëri dallimin mes protestës qytetare të qershorit dhe tubimeve që, sipas tij, organizohen nga parti politike apo grupime ideologjike. Kryeministri tha se disa nga kërkesat e qytetarëve janë adresuar përmes masave të qeverisë, ndërsa hodhi poshtë idenë se dorëheqja e tij mund të imponohet përmes protestave.
“I kam dëgjuar më shumë se ç’kanë dëgjuar ata vetveten, sepse i kam pasur poshtë dritares. Dhe asnjëherë nuk e kam pasur derën të mbyllur, por kur ata thonë ‘Ne s’ka dialog, ik’, ata s’kanë kuptuar asgjë se si funksionon kjo shtëpi“, tha Rama.
kryeministri foli gjithashtu për marrëdhëniet me homologun maqedonas Hristijan Mickoski, duke theksuar se nuk ka konstatuar prej tij qëndrim rezervues ndaj gjuhës shqipe.
Një koment shefi i qeverisë shqiptare e kishte edhe për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovë
“Unë me Albinin jemi ne nje barricade por me arme te ndryshme. Fakti qe kemi arme te ndryshme, dylbi te ndryshme, shikim te ndryshem, nuk do te thote aspak qe une dhe Albini nuk kemi respect per njei tjetrin dhe vleresim per njeri tjetrin, mardenie qe ne aspektin njerezor eshte shume e cmuar per mua”
Në intervistë, Rama u ndal edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ata popullsi shtetformuese dhe një nga dy shtyllat mbi të cilat qëndron Maqedonia e Veriut. Sipas kryeministrit, stabiliteti I vendit fqinj është interes strategjik për Shqipërinë dhe dobësimi i tij do të ndikonte edhe në pozicionin e vendit tonë.




