Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Shijak, ku një i ri 21-vjeçar me inicialet S. K. ka humbur jetën në ambientet e një poligoni.
Nga informacionet e para të policisë, dyshohet se 21-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes.