Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prezencë të konsiderueshme të ujit në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. Përmbytja ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve Uji ka vërshuar masivisht në rrugë, ndërsa ka krijuar edhe trafik të rënduar për shkak të vështirësisë së qarkullimit. Problematikat në këtë aks rrugor rikthejnë shqetësimin e banorëve sa herë që reshjet e shiut janë intensive. Ndërkohë, si pasojë e erës së fortë, një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” në Fier. Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona në afërsi, duke shmangur kështu një incident me pasoja të mundshme të rënda.