Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut, duke triumfuar 3-2 në një ndeshje spektakolare, ku të pesë golat u shënuan në pjesën e parë.
Bardheblutë shpërthyen në një interval të shkurtër kohe, por korçarët reaguan dhe e mbajtën sfidën të hapur deri në minutat e fundit.
Tirana kaloi në avantazh në minutën e 27-të, pas autogolit të Lagonidis, ndërsa vetëm një minutë më vonë Daci dyfishoi shifrat.
Festa e bardhebluve vazhdoi në minutën e 34-t, kur Xhixha realizoi golin e tretë, duke i dhënë skuadrës së Klafuriç një epërsi të konsiderueshme.
Skënderbeu nuk u dorëzua dhe reagoi me një supergol të Bragës në minutën e 39-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Musa shënoi golin e dytë për korçarët, duke ngushtuar diferencën në 3-2.
Pjesa e dytë ishte më e luftuar, me Skënderbeun që kërkoi me ngulm barazimin.
Nasr krijoi disa raste të rrezikshme, por Bekaj u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij.
Në minutën e 53-të, korçarët kërkuan penallti pas një rasti të rishikuar me VAR, por arbitri ndryshoi vendimin dhe nuk akordoi 11-metërsh.
Në fund, Tirana arriti të ruajë avantazhin, pavarësisht presionit të Skënderbeut dhe një goditjeje të Nasr që përfundoi në shtyllë në minutat shtesë, duke siguruar tri pikë pas një sfide plot emocione.
© SYRI.net
EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon me përmbysje ndaj Qipros
EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D
Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon SkënderbeutBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: