Evropiani i U21/ Dalin në shitje biletat për kompeticionin e rëndësishëm Tirana mori një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në një përballje spektakolare të vlefshme për javën e 13 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë arritur të sigurojnë tri pikët në një ndeshje me pesë gola, ku emocionet dhe rivaliteti nuk kanë munguar deri në fund.
Gjithçka në këtë ndeshje u shkrua në pjesën e parë të sfidës kur u shënuan të 5 golat e kësaj sfide. Rezultati u zhbllokua në minutën e 27 nga Tirana, falë autogolit të shënuar nga Lagonidis. Festa e bardhebluve nuk ishte shuar mirë, kur Daci dyfishoi shifrat në 2-0 ,me Skënderbeun që u duk totalisht i shokuar.
Kryeqytetasit nuk e lanë me kaq por shënuan edhe golin e tretë këtë radhë me Redon Xhixhën për të çuar shifrat në 3-0. Megjithatë Skënderbeu në një moment diti të reagojë dhe në minutën e 38 shkurtoi diferencën me Victor Braga, ndërsa në minutat shtesë rihyri totalisht në lojë teksa me Musa duke shkurtuar rezultatin në 3-2.
Edhe pse kishte të gjithë pjesën e dytë në dispozicion, Skënderbeu nuk ia doli dot të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në këtë ndeshje që u mbyll 3-2 për Tiranën, e cila i rrëmben për momentin vendin e tretë skuadrës korçare.
Top Channel