Friday, November 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO dënon Shullazin e Avdylin 10 vite burg, fortin Myslym Shyrit 8 vite, Rrajan 4; Lirohet Miri Bruli

timoni.al by timoni.al
November 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
GJKKO dënon Shullazin e Avdylin 10 vite burg, fortin Myslym Shyrit 8 vite, Rrajan 4; Lirohet Miri Bruli
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për 12 të pandehurit e dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”. Çështja u gjyq me procedurë të shkurtuar, trupi gjykues i përbërë nga Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 77, datë 27.11.2026, shpalli fajtorë të pandehurit për veprat penale të përfshira në hetimet e SPAK.

Dënimet e dhëna janë si më poshtë:
– Astrit Avdyli – 10 vite burg, i dënuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe vepra të tjera penale.
– Emiljano Shullazi – 10 vite burg, i shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal, goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen detyrë shtetërore dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.
– Gjergji Cukali – 8 vite burg, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e dy vrasjeve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
– Naim Stafuka – 5 vite burg, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
– Blerim Abazi (alias Blerim Gashi) – 6 vite burg, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
– Besian Xhixha – 6 vite e 8 muaj burg, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
– Enver Diva – 6 vite e 8 muaj burg, për të njëjtat vepra penale.
– Robert Laçi – 6 vite burg, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
– Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari) – 6 vite e 8 muaj burg, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
– Satilno Basho – 6 vite burg, për të njëjtat vepra penale.
– Xhelal Rraja – 4 vite burg, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
– Miri Bruli – 3 vite e 4 muaj burg, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

GJKKO vendosi që disa prej të dënuarve të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë. Për Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergji Cukalin, Viktor Imerajn dhe Satilno Bashon është caktuar edhe një periudhë sigurie, sa kohëzgjatja e dënimit, gjatë së cilës nuk lejohet përfitimi i lirimit me kusht. Gjykata urdhëroi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pistolete Glock 17, 34 fishekëve dhe dy krehërve, të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së Astrit Avdylit.

Miri Bruli lirohet menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim tejkalon masën e dënimit; shuarja e masës së sigurisë “Arrest në burg” u urdhërua nga gjykata. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi.

Previous Post

Përplasje për buxhetin mes vendeve të BE-së, Samiti i Brukselit mbyllet para kohe

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al