Pas suksesit të Tiranës ndaj Skënderbeut në javën e 13-të të Superiores, Redon Xhixha u nderua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Kapiteni i bardhebluve ndau emocionet e tij me mediat, duke folur si për golin e shënuar, ashtu edhe për sfidat e ekipit në aspektin mbrojtës.
“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që ia kushtoj këtë gol djalit tim, i cili lindi kohët e fundit. Megjithatë, nuk jam ende në një formë të plotë, por po stërvitem me përkushtim për t’u rikthyer. Gëzimi për golin është i madh, por nuk ndihem mirë kur pësojmë gola të shumtë”, tha Xhixha.
Të lidhura
None found
Ai shtoi: “Jemi duke u përpjekur të identifikojmë problemin. Numri i golave të pësuar na ka dëmtuar. Ndoshta ende nuk kemi gjetur strategjinë e duhur. Do të bëj gjithçka që të rikthehem në nivelin tim më të lartë”.






