Turqia notë proteste ambasadorit të Gjeorgjisë pas incidenteve në ndeshjen Besiktas-Hapoel Beer Sheva
Turqia thirri ambasadorin e Gjeorgjisë të premten për të protestuar ndaj incidenteve që shpërthyen në ndeshjen e Ligës së Evropës në Batumi midis ekipit turk Besiktas dhe klubit izraelit Hapoel Beer-Sheva , sipas një burimi të Ministrisë së Jashtme turke.
Burimi tha se Ankaraja kërkoi që çështja të hetohet plotësisht dhe të nisin procedurat e nevojshme ligjore kundër “atave që përdorën dhunë të pajustifikuar kundër qytetarëve tanë dhe autorëve të incidentit”.
Gjatë protestës, provat iu dorëzuan nga pala turke ambasadorit të Gjeorgjisë.
Më herët sot, një burim diplomatik turk raportoi se ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Gjeorgjisë folën në telefon pas incidenteve , pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ndeshja, e planifikuar fillimisht të luhej në shtëpinë e Besiktas në Stamboll, u shty nga UEFA për arsye sigurie . Ajo u ndërpre në minutën e 25-të, por përfundimisht rifilloi dhe përfundoi me fitoren 2-1 për ekipin turk. Por të gjithë sytë ishin diku tjetër.
Sipas pamjeve të transmetuara gjatë ndeshjes, tifozët e Besiktasit mbanin një banderolë ku shkruhej ” Kryengritje kundër pushtimit, liri për Palestinën “, valëvitnin flamuj palestinezë dhe brohorisnin slogane anti-izraelite përpara se policia të ndërhynte dhe të përdorte gaz lotsjellës.
Disa persona thuhet se u arrestuan në përleshjet që shpërthyen në tribunat e stadiumit.
Futbollisti i Besiktas, Kassum Ouattara nga Bregu i Fildishtë, mori një flamur palestinez nga tifozët e ekipit të tij pas ndeshjes dhe e vendosi sipër logos së UEFA-s .
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha në një njoftim për shtyp se “tre oficerë policie pësuan lëndime të ndryshme si pasojë e veprimeve të dhunshme të tifozëve”, duke shtuar se 16 persona u arrestuan. Ministria tha se disa tifozë hodhën karrige nga stadiumi drejt oficerëve dhe mohoi raportet se policia përdori forcë në përgjigje të shfaqjes së flamujve dhe banderolave pro-palestinezë.
Irani paralajmërim për Amazon, Microsoft dhe SpaceX? Shpërndan video me inteligjencë artificiale të një sulmi
Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës
Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë vendit (VIDEO)
- 16:06 Grupimi “Studentët n’Protestë”: Mbështesim protestën, nuk jemi pjesë e asnjë partie politike!
- 15:51 Kurti përsërit thirrjen: Kosova e vetmja në rajon pa status kandidati për BE, të nisë procesi i negociatave për anëtarësim
- 15:44 78 vite e 4 muaj burg për 12 të pandehur të dosjes “Revanshi”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli
- 15:43 Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Librazhd, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra
- 15:30 Ushtarë nga SHBA në Tiranë, stërvitje me forcat shqiptare për reagimin ndaj kërcënimeve kimike
- 14:49 Irani paralajmërim për Amazon, Microsoft dhe SpaceX? Shpërndan video me inteligjencë artificiale të një sulmi