Reforma Zgjedhore/ PD propozon proporcional kombëtar dhe lista tërësisht të hapura: Zgjedhësit mund të votojnë deri në 5 kandidatë

Tre ditë para përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend paketën e saj me 39 amendamente për Kodin Zgjedhor dhe 20 ndryshime në Kodin Penal. Në të njëjtën kohë, demokratët kanë kërkuar që puna e komisionit të vijojë edhe për 2-3 muaj.

Mandati i këtij komisioni përfundon më 30 nëntor, ndërsa propozimet e depozituara nga opozita synojnë një ndryshim të thellë të mënyrës së zgjedhjes së deputetëve.

Të lidhura

None found

PD kërkon kalimin në sistemin proporcional kombëtar, me lista 100% të hapura. Sipas kësaj skeme, çdo qytetar do të ketë mundësi të votojë deri në pesë kandidatë që i përkasin së njëjtës parti politike.

Një tjetër pikë e paketës është vendosja e një pragu kombëtar prej 3% për partitë dhe koalicionet. Në projektligj sqarohet se përqindja e këtij pragu mbetet për t’u negociuar dhe dakordësuar mes palëve.

Opozita kërkon gjithashtu rikthimin e koalicioneve me lista të veçanta. Hapja e listave, sipas propozimit të demokratëve, duhet të shtrihet edhe te zgjedhja e anëtarëve të këshillave bashkiakë.

Një pjesë e konsiderueshme e ndryshimeve lidhet me ndarjen e administratës shtetërore nga partia në pushtet. Për këtë arsye, PD propozon krijimin e një periudhe të mbrojtur zgjedhore, gjatë së cilës institucionet publike do të kenë kufizime në marrjen e vendimeve që mund të prodhojnë avantazh elektoral.

“Gjatë periudhës së mbrojtur zgjedhore ndalohet propozimi, miratimi, nxjerrja, shpallja si angazhim shtetëror, zbatimi ose ekzekutimi i masave që krijojnë, zgjerojnë, rrisin, përshpejtojnë ose materializojnë përfitime publike për qëllime përfitimi zgjedhor”, thuhet në draftin e paraqitur nga PD.

Ndryshime parashikohen edhe në Kodin Penal. Demokratët kërkojnë burgim deri në shtatë vite për organizimin e paligjshëm të patronazhimit politik-administrativ, falsifikimin e rezultateve zgjedhore në rrethana të rënduara dhe krijimin e skemave për blerjen e votave.

Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, e lidh kërkesën për zgjatjen e mandatit me nevojën për të trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, përmbyllur projektligjet dhe arritur një marrëveshje politike mes palëve.


Shtuar më 27.11.2026 16:21

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetbetciograndpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet