“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”, 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet si organizatorja kryesore Kompania ajrore norvegjeze me kosto të ulët, Norse Atlantic Airways, ka shpallur falimentimin, pasi nuk arriti të përballojë vështirësitë e rënda financiare të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburantit dhe kostot e larta të operimit.
Vendimi u njoftua vetëm disa orë pasi kompanitë që i kishin dhënë me qira avionët ndërprenë kontratat e tyre me linjën ajrore.
Bordi drejtues i kompanisë deklaroi se kishte vendosur të niste procedurat e falimentimit, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur një zgjidhje financiare dhe për të shmangur mbylljen e aktivitetit.
“Bordi i drejtorëve të Norse Atlantic Airways AS ka marrë vendimin e vështirë për të deklaruar falimentimin, pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme nga kompania dhe grupi për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftimin e publikuar në Bursën e Oslos.
“The Board of Norse Atlantic Airways AS has made the difficult decision to file for bankruptcy despite extensive efforts from the company and the group to find a solution,” Norse CEO Eivind Roald said in a statement.
https://t.co/54Bq5TsrgN
— Dawn.com (@dawn_com) November 27, 2026
E themeluar në vitin 2021, Norse Atlantic ishte specializuar në fluturimet ndërkontinentale me kosto të ulët, duke ofruar udhëtime në distanca të gjata. Kompania kishte paralajmëruar vetëm një ditë më parë se gjendej në një situatë kritike financiare dhe se po zhvillonte negociata për sigurimin e një kredie afatshkurtër, me qëllim përballimin e vështirësive.
Megjithatë, përpjekjet për të siguruar financimin e nevojshëm nuk dhanë rezultat, ndërsa ndërprerja e kontratave të qirasë së avionëve e përkeqësoi më tej situatën.
Kriza e karburantit rëndon kompanitë ajrore
Vështirësitë e Norse Atlantic vijnë në një periudhë të ndërlikuar për industrinë globale të aviacionit. Lufta në Lindjen e Mesme dhe përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit kanë shkaktuar ndërprerje në transportin ndërkombëtar dhe kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe karburantit të avionëve.
Rritja e kostove të karburantit, së bashku me shpenzimet e tjera operative, po ushtron presion të madh mbi kompanitë ajrore, veçanërisht ato me kosto të ulët, të cilat mbështeten te marzhe më të kufizuara fitimi.
Ndërkohë, kompania bëri të ditur se falimentimi prek Norse Atlantic Airways AS, ndërsa kompania mëmë Norse Atlantic ASA dhe shoqëritë e tjera të grupit nuk përfshihen në këtë procedurë dhe do të vijojnë aktivitetin e tyre.
Kriza aktuale në aviacion konsiderohet një nga më të rëndat që prej pandemisë COVID-19, e cila goditi rëndë udhëtimet ndërkombëtare dhe shkaktoi humbje të mëdha për kompanitë ajrore në mbarë botën.
Top Channel