Emocione dhe gola në Kategorinë Superiore/ Tirana mposht Skënderbeun dhe i merr vendin e tretë Një episod i shëmtuar është verifikuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Ilirisë.
Në minutën e 28 të saj, Futbollisti i Ilirisë Santiago Selmani, në një dyluftim për topin me rivalin e tij, Mateo Shanaj e humbi krejtësisht toruan dhe tentoi të kafshojë futbollistin e Pogradecit, një skenë kjo që të kujton incidentin e Luis Suarez me Giorgio Chiellinin në Botërorin 2014 dhe që ndodhi e gjitha para syve të arbitrit Dyrmishi.
Ky i fundit nuk nuk ngurroi që të ndëshkojë Selmanin me karton të kuq, ndërkohë që Shanajt i tregoi kartonin e verdhë. Vendimi i arbitrit shtoi tensionet, madje u mendua edhe tërheqja e skuadrës së Ilirisë nga fusha e lojës. Në këtë pikë ndërhyri trajneri Dritan Smajlaj që kërkoi të qetësojë lojtarët e tij, por dhe ai u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshja u ndërpre për për pak kohë, për të rinisur në minutën e 35. Sa për kronikë, Pogradeci në superioritet numerik fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0 dhe ngjitet në krye të klasifikimit në Kategorinë e Parë.
VIDEO e episodit mes Selmanit dhe Shanajt
Top Channel