Italia ka miratuar ligjin e ri për arsimin, i cili parashikon kufizime për numrin e nxënësve të huaj që nuk zotërojnë mjaftueshëm gjuhën italiane në klasat shkollore.
Dhoma e Deputetëve në Itali dha miratimin përfundimtar më 26 nëntor 2026, me 142 vota pro, 112 kundër dhe 4 abstenime.
Sipas ligjit të ri, në klasat e para të shkollave fillore dhe të mesme, numri i nxënësve të huaj që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara për njohjen e gjuhës italiane nuk mund të kalojë 30% të numrit të përgjithshëm të nxënësve.
Masa do të nisë të zbatohet kryesisht nga viti shkollor 2027-2028.
Një tjetër pikë e rëndësishme e reformës është ndalimi i mbajtjes së burkës dhe nikabit, si dhe i çdo mbulese që pengon identifikimin e fytyrës gjatë aktiviteteve shkollore.
Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar ligjin, duke e konsideruar kufizimin diskriminues ndaj fëmijëve të huaj dhe duke kërkuar më shumë investime në arsim dhe mbështetje për nxënësit.













