Dhoma e Avokatisë i është drejtuar GjykatësKushtetuese me kërkesë për shfuqizimin eRregullores së Brendshme të Gjykatës sëPosaçme për Korrupsionin dhe Krimin eOrganizuar.
Në kërkesën e saj, Dhoma e Avokatisëpretendon se rregullorja, e miratuar më datë17 korrik 2026, bie ndesh me disa dispozitatë Kushtetutës.
Sipas saj, akti tejkalon kufijtë e kompetencësnormative të organit që e ka nxjerrë, cenonrezervën kushtetuese të ligjit dhe nukrespekton kërkesat për botimin dhe hyrjennë fuqi të akteve normative.
“Shfuqizimin si të papajtueshëm me nenet 4, 5, 7, 11, 15, 16, 17, 18, 22, 30, 31, 35, 36, 41, 42, 49, 116, 117, 118, 119, 122, 124 dhe 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Rregullores së Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, miratuar me vendimin nr. 49, datë 17.07.2026 të Këshillit të kësaj Gjykate, e cila ka hyrë në fuqi më 10.09.2026, së bashku me anekset e saj dhe aktin miratues, për shkak të tejkalimit të kufijve të kompetencës normative të organit nxjerrës, cenimit të rezervës kushtetuese të ligjit, mosrespektimit të kërkesave kushtetuese për botimin dhe hyrjen në fuqi të akteve normative, si dhe kufizimit joproporcional të të drejtave dhe garancive kushtetuese të shtjelluara në këtë kërkesë”, thuhet në kërkesën e Dhomës së Avokatisë.
Kujtojmë se përplasja mes Dhomës sëAvokatisë dhe Gjykatës së Posaçme nisi nëfillim të shtatorit 2026, me hyrjen në fuqi tërregullores së re të brendshme të GJKKO-së,e cila përcakton rregulla të reja për sigurinë,aksesin, zhvillimin e seancave gjyqësore dhesjelljen në ambientet e gjykatës.
Një nga pikat që shkaktoi kundërshtimin mëtë madh të avokatëve ishte neni 76 irregullores, që parashikon ndalimin embajtjes dhe përdorimit të telefonavecelularë në sallat e gjyqit. Dhoma e Avokatisëe konsideroi këtë masë pengesë përushtrimin e profesionit dhe të drejtën embrojtjes, duke argumentuar se telefoniështë një mjet pune për avokatët, përmes tëcilit ata aksesojnë dokumente dhekomunikojnë për nevojat e çështjeve qëpërfaqësojnë.
Më 1 shtator, Dhoma e Avokatisë, kërkoizyrtarisht nga drejtuesit e GJKKO-sërishikimin e rregullores, duke kundërshtuarveçanërisht kufizimin për telefonat celularë.Megjithatë, GJKKO nuk pranoi të tërhiqejnga rregullat e miratuara, duke argumentuarse ndalimi është masë sigurie dhe rendi, ezbatueshme njësoj për të gjithëpjesëmarrësit në proces. Gjykata sqaroi seavokatët mund të përdorin laptopë përnevojat procedurale.
Pasi kërkesa për rishikimin e rregullores nukmori përgjigjen e kërkuar nga avokatët,Dhoma e Avokatisë vendosi të kalonte nëbojkot të seancave gjyqësore në GJKKO.Fillimisht bojkoti u shtri në gjykimet nëthemel, ndërsa më 28 shtator u zgjerua edhenë seancat për vlerësimin dhe caktimin emasave të sigurisë.
Situata solli bllokimin e disa proceseve tërëndësishme gjyqësore, ndërsa GJKKOreagoi duke kërkuar zbatimin e rregulloresdhe duke paralajmëruar se ajo mbetet edetyrueshme.
Në këto kushte, Dhoma e Avokatisë kazgjedhur tashmë rrugën kushtetuese, dukekërkuar shfuqizimin e plotë të rregullores,anekseve dhe vendimit miratues të saj.












