Ndërtimi në rritje, 419 leje të reja në 3-mujorin e tretë, vlera e projekteve 24 mld lekë

27 Nëntor 2026 | 17:02

Lejet e ndërtimit për ndërtesa të reja janë rritur me 45% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas INSTAT, nga 289 leje të miratuara në T3 2025, numri ka arritur në 419 leje në T3 2026.

Sipërfaqja e parashikuar për ndërtimet e reja ka pësuar një rritje më të moderuar, me 3.5%, duke arritur në afro 363 mijë metra katrorë, nga 350 mijë metra katrorë një vit më parë.

Ndërkohë, vlera e përafërt e projekteve të miratuara, që përfshin ndërtesat dhe punimet inxhinierike, është rritur me 51.6%, duke arritur në 24.1 miliardë lekë, nga 15.9 miliardë lekë në tremujorin e tretë të 2025-ës.

Pjesën më të madhe të lejeve e zënë ndërtimet për banim, me 329 leje dhe një sipërfaqe prej afro 260 mijë metrash katrorë. Ndërsa ndërtesat jo-rezidente, ku përfshihen hotelet, objektet tregtare dhe industriale, kanë regjistruar 90 leje, me mbi 103 mijë metra katrorë sipërfaqe.

INSTAT sqaron se të dhënat janë paraprake dhe bazohen në raportimet e bashkive, pasi ende nuk janë përfshirë në mënyrë të plotë të gjitha institucionet përgjegjëse për raportimin e lejeve të ndërtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debate në Kuvend për votimin e Buxhetit 2027 dhe Paketë Fiskale

Kuvendi vijon punimet në seancën plenare që nga ora 10:00 e se enjtes . Gjatë kësaj seance në fokus është miratimi i projektbuxhetit të vitit...
00:29 | 27/11/2026

Buxheti 2027, Kuvendi rrëzon propozimin e PD për minimumin jetik 200 euro

Kuvendi rrëzoi me 80 vota kundër propozimin e PD-së për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh në muaj. Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi...
00:28 | 27/11/2026

Paketa fiskale 2027, Kuvendi heq ujin e ambalazhuar nga lista me TVSH 6%, rrëzon propozimet e PD

Me propozim të deputetit socialist Erjon Malaj, Kuvendi vendosi të heqë ujin e ambalazhuar nga lista e produkteve për të cilat parashikohet ulja e TVSH-së...
00:12 | 27/11/2026