Studimi: Medikamentet për ADHD gjatë shtatzënisë nuk duket se rrisin rrezikun për autizëm te fëmijët

27 Nëntor 2026 | 17:01

Përdorimi i medikamenteve për çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit, apo siç njihet ndryshe ADHD , gjatë shtatzënisë nuk duket se rrit rrezikun që fëmijët të zhvillojnë autizëm apo çrregullime të tjera neurozhvillimore.

Një studim i publikuar së fundmi në revistat shkencore ka marrë në analizë më shumë se 3.6 milionë fëmijë të lindur në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë, nga viti 2000 deri në vitin 2021. Rreth 7,600 prej tyre ishin ekspozuar ndaj medikamenteve për ADHD gjatë shtatzënisë por studiuesit nuk konstatuan rritje të rrezikut për autizëm, ADHD, epilepsi, aftësi të kufizuara intelektuale apo çrregullime të të nxënit.

Rezultate të ngjashme u vunë re edhe për medikamente si metilfenidati, i njohur si Ritalin, amfetaminat dhe atomoksetina, e njohur si Strattera

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi ka disa kufizime dhe nuk provon se të gjitha këto barna janë plotësisht pa rrezik.

Ekspertët këshillojnë që gratë shtatzëna të mos ndërpresin apo ndryshojnë trajtimin pa u konsultuar me mjekun. Vendimi duhet të merret individualisht, duke peshuar përfitimet dhe rreziqet për nënën dhe fëmijën.

ADHD prek rreth 3% të të rriturve në mbarë botën. Çrregullimi karakterizohet nga simptoma të pavëmendjes, hiperaktivitetit dhe impulsivitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë në Elbasan, prezantohen mundësitë e rekrutimit (VIDEO)

Karriera ushtarake po promovohet si një mundësi për punësim dhe zhvillim profesional për të rinjtë. Në Elbasan, Forcat e Armatosura organizuan një ditë të hapur,...
02:13 | 27/11/2026

Ndryshimet ligjore, gratë kandidate mund të kërkojnë urdhër mbrojtjeje gjatë fushatës

Ndryshimet në kuadrin ligjor për mbrojtjen e grave synojnë të zgjerojnë mekanizmat e sigurisë, duke përfshirë jo vetëm dhunën në marrëdhëniet familjare, por edhe atë...
20:35 | 26/11/2026

Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një njoftim të përbashkët në prag të seancës plenare të...
17:16 | 25/11/2026