Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj çon në Kushtetuese aktet hetimore të SPAK, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së tyre


Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve procedurale të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Nëpërmjet padisë, Veliaj kundërshton ligjshmërinë e veprimeve procedurale të organit të akuzës, duke kërkuar që ato të mos prodhojnë pasoja juridike në procesin penal që zhvillohet ndaj tij.

Kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës tashmë pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vlerësojë pretendimet e tij lidhur me respektimin e garancive kushtetuese dhe procedurale gjatë hetimit nga SPAK.