Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI DIGJITAL - Dhuna policore, Gjykata Kushtetuese palë me Ramën

Vlorë/ Rrugët kryesore nën ujë - Vështirësohet qarkullimi, bllokohen banorët

17:08, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut me intensitet të lartë vijojnë të krijojnë problematika në disa prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës.

Prezenca e madhe e ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Situata paraqitet problematike në disa zona të qytetit, konkretisht:

Rruga e Pyllit të Sodës, e bllokuar nga uji.

Rruga gjergje Kastrioti me prezencë të konsiderueshme uji.

Rruga “Pelivan Leskaj”, e prekur nga përmbytjet.

Rruga “Albano dhe Romina”, e cila vijon të jetë nën ujë, duke lënë banorët të bllokuar dhe duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Rruga pranë Shkollës së Muzikës, me prezencë të madhe uji.

Zona pranë Shtëpisë së Oficerëve, ku qarkullimi është vështirësuar.

Problematika raportohet si në rrugët kryesore, ashtu edhe në zonat periferike të qytetit. Uji i grumbulluar në rrugë, ka krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Në këto akse problematika mbetet prezente, ndërsa banorët presin ndërhyrjen për largimin e ujit dhe normalizimin e qarkullimit.

Pamjet e mbërritura tregojnë punonjës të ujësjellës kanalizimeve duke ndërhyrë në zonat e përmbytura, me këmbët e zhytura në ujë dhe pa çizme mbrojtëse, por me këpucë të zakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco