Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI DIGJITAL - Dhuna policore, Gjykata Kushtetuese palë me Ramën

Këlliçi: Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se të ngrihesh kundër korrupsionit e arrogancës së Ramës

Këlliçi: Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se të ngrihesh kundër korrupsionit e arrogancës së Ramës

17:48, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e nesërme kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar mobilizimin qytetar si mënyrën më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Këlliçi thekson se 28 Nëntori duhet të shërbejë edhe si ditë për t'u ngritur kundër korrupsionit, arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së qeverisë.

‘Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se sa të ngrihesh kundër korrupsionit të qeverisë, kundër arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së Edi Ramës’, shprehet Këlliçi.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se sa të ngrihesh kundër korrupsionit të qeverisë, kundër arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së Edi Ramës.

Ky 28 Nëntor do të mbahet mend gjatë pasi bulevardi do shndërrohet në vendin e bashkimit të madh kombëtar, para një zgjedhe që kemi mbi krye prej 13 vitesh.

Nëse do të nderosh flamurin tonë, patriotët dhe të parët tanë që luftuan e sakrifikuan për Pavarësinë, dil nesër e bashkohu me të rinj e të reja, me studentë e gjimnazistë, me familjarë, me qytetarë të lirë, me demokratë, të majtë e të paparti, me bashkëkombasit tanë që po vijnë nga të katër anët, të gjithë me një synim të përbashkët: Çlirimin e vendit nga regjimi i korruptuar e kriminal i Edi Ramës!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco