Kryeministri i emëruar i Izraelit premton formimin e qeverisë së re brenda 8 ditësh
Kryeministri i emëruar i Izraelit, Gadi Eisenkot, ka deklaruar se synon të formojë qeverinë e re brenda tetë ditësh, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje me partinë Likud të Benjamin Netanyahut. Eisenkot bëri të ditur se ka siguruar nënshkrimin e dy marrëveshjeve të koalicionit, duke pretenduar se procesi i negociatave me forcat e tjera politike ka shënuar përparim.
Në një reagim të publikuar në platformën X, ai tha se kishte identifikuar tre rrugë për krijimin e shumicës qeverisëse dhe se kishte shfrytëzuar mundësitë për të arritur marrëveshje politike.
Megjithatë, negociatat me Likud-in kanë mbetur në vendnumëro. Sipas Eisenkot, ekipet negociuese të partisë së tij Yashar dhe Likud-it kanë zhvilluar pesë takime gjatë dy javëve të fundit, por pa arritur përparim në çështjet kryesore.
Ai akuzoi partinë e Netanyahut se nuk ka treguar vullnet për të diskutuar çështjet thelbësore që prekin qytetarët izraelitë, duke e kufizuar dialogun kryesisht te ndarja e pushtetit dhe mundësia e rotacionit në postin e kryeministrit.
Manchester United zgjat kontratën e Bruno Fernandes deri në vitin 2028
Ukraina paraqet propozim për armëpushim në Detin e Zi
Turqi, arrestohen dy prezantues të televizionit opozitar
- 18:05 Manchester United zgjat kontratën e Bruno Fernandes deri në vitin 2028
- 17:57 Pamje tronditëse nga Marseja, tifozët bullgarë mbrojnë gruan nga sulmi i ultrasve (VIDEO)
- 17:55 Ukraina paraqet propozim për armëpushim në Detin e Zi
- 17:43 Qeveria miraton aktin normativ për kompensimin e dëmeve nga dhuna gjatë protestave
- 17:41 I dënuari në burgun e Korçës kapet me doza kanabisi në qeli
- 17:32 Turqi, arrestohen dy prezantues të televizionit opozitar