Lulzim Basha ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Taulant Ballës, duke kërkuar përgënjeshtrimin publik të një deklarate të bërë prej tij nga foltorja e Kuvendit.

Në qendër të padisë është pretendimi i Ballës se Agron Shehaj kishte paguar para për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë. Basha e konsideron këtë deklaratë të pavërtetë dhe shpifëse, duke pretenduar se ajo cenon reputacionin dhe dinjitetin e tij.

Përmes kërkesëpadisë, Basha kërkon që gjykata ta detyrojë Ballën të tërheqë deklaratën dhe të publikojë një përgënjeshtrim në mediat kombëtare, me shpenzimet e tij.

Në argumentet e paraqitura në gjykatë, Basha thekson se debati politik dhe liria e shprehjes nuk duhet të përdoren si mburojë për të shmangur përgjegjësinë ligjore për deklarata faktike të pavërteta që cenojnë reputacionin e individëve.

Basha riktheu gjithashtu në vëmendje nismën e tij ligjore të vitit 2023 për ashpërsimin e dënimit të shpifjes kur ajo kryhet nga persona të zgjedhur, përfshirë deputetët.

Në atë kohë, ai argumentonte se deputetët nuk duhet të kenë trajtim preferencial përballë ligjit dhe se statusi politik nuk mund të justifikojë shpifjen.

BASHA PADIT BALLËN PËR SHPIFJE

Lulzim Basha i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me një padi civile ndaj Taulant Ballës, duke kërkuar përgënjeshtrimin publik të një deklarate të bërë nga ky i fundit nga foltorja e Kuvendit.

Basha e konsideron shpifje pretendimin e Ballës se Agron Shehaj kishte paguar para për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë. Sipas Bashës, bëhet fjalë për një deklaratë të pavërtetë, të bërë publikisht dhe që cenon reputacionin dhe dinjitetin e tij.

Përmes padisë, Basha kërkon që gjykata ta detyrojë Ballën të tërheqë publikisht deklaratën dhe të publikojë përgënjeshtrimin në mediat kombëtare, me shpenzimet e tij.

Por përtej konfliktit mes dy politikanëve, Basha kërkon që gjykatat të mos lejojnë krijimin e një standardi të dyfishtë, ku deklaratat e politikanëve përjashtohen nga përgjegjësia ligjore vetëm sepse janë bërë në kuadër të debatit politik.

Në argumentimin e padisë, ai kundërshton praktikën e justifikimit të akuzave dhe pretendimeve të pavërteta me karakterin politik të deklaratave.

“Liria e shprehjes dhe debati politik nuk përbëjnë imunitet nga përgjegjësia ligjore për deklarata faktike të pavërteta që cenojnë reputacionin dhe dinjitetin e individit. Çdo rast duhet të shqyrtohet mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pa privilegje për shkak të statusit politik të palëve”, thuhet në kërkesën drejtuar gjykatës.

Në vitin 2023, Lulzim Basha propozoi në Kuvend një nismë ligjore për ashpërsimin e dënimit të shpifjes kur ajo kryhet nga të zgjedhurit, përfshirë deputetët.

“Të zgjedhurit në Kuvend nuk mund të kenë një trajtim preferencial në raport me zgjedhësit e tyre. Deputetët nuk mund të kenë lirinë e shpifjes, për sa kohë kjo liri nuk u njihet as nga Kushtetuta”, argumentohej asokohe.

Akuzat e ndërsjella mes politikanëve, të cilat shpesh nuk shoqërohen me përgjegjësi publike apo ligjore, kanë ndikuar në gërryerjen e besimit të qytetarëve te politika.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb