U rikthye në krye të Nvidia pas skandalit seksual, “pendohet” Jensen Huang: Do të jem një CEO më i mirë Të paktën tetë emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin drejt Ishujve Kanarie u gjet në vështirësi në ujërat pranë arkipelagut spanjoll.
Bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, pasi autoritetet kanë raportuar se numri i të vdekurve mund të shkojë deri në dhjetë.
Ngjarja ndodhi, kur shërbimet spanjolle të shpëtimit detar lokalizuan varkën rreth 70 kilometra larg Ishujve Kanarie. Në bord ndodheshin dhjetëra persona, ndërsa operacioni i shpëtimit u përqendrua në nxjerrjen e të mbijetuarve dhe transportimin e tyre drejt bregut.
Sipas shërbimit spanjoll të shpëtimit detar, Salvamento Marítimo, 84 migrantë, mes tyre edhe një i mitur, u shpëtuan dhe u dërguan në portin e La Restinga, në ishullin El Hierro.
Al menos ocho migrantes murieron y seis se encuentran en estado grave tras el hallazgo de una embarcación cerca de la isla de El Hierro, en las Islas Canarias, según Salvamento Marítimo.
La ruta migratoria hacia las Canarias sigue cobrando vidas.
#Alguienlotienequedecir #JLMNoticias #Aguascalientes
— José Luis Morales (@JLMNoticias) November 27, 2026
Gjashtë prej të mbijetuarve ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në port, emigrantët u pritën nga efektivë të Gardës Civile, personel i Kryqit të Kuq dhe ushtarë të njësisë së emergjencave të ushtrisë spanjolle. Disa prej tyre ishin aq të dobët sa u desh të transportoheshin me barela, ndërsa të tjerë u mbështollën me batanije emergjence.
Varka, në të cilën ndodheshin ende trupat e viktimave, u tërhoq drejt ishullit El Hierro dhe pritej të mbërrinte në port gjatë orëve të pasdites.
Ministri spanjoll i Politikës Territoriale, Angel Victor Torres, e cilësoi operacionin e shpëtimit si të ndërlikuar, gjatë një prononcimi për radion spanjolle.
Ngjarja ndodh në një moment kur çështja e migracionit është kthyer në një nga temat kryesore të debatit politik në Spanjë, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Top Channel