VIDEO/ Nesho: Vizita e ambasadorit amerikan në SPAK, paralajmërim për sistemin e kalbur të qeverisjes së Ramës

18:14, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV, me moderator Bled Marku, ka komentuar vizitën e përsëritur të ambasadorit amerikan në Shqipëri në ambientet e SPAK, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë për drejtësinë shqiptare dhe një paralajmërim për sistemin e qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas Neshos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar shumë në ngritjen e një drejtësie të pavarur në Shqipëri dhe vizita e ambasadorit, e treta brenda një periudhe të shkurtër që nga mbërritja e tij në vend, tregon shqetësimin amerikan për funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe besueshmërinë e tyre publike.

Diplomati theksoi se SPAK duhet të zbatojë ligjin pa dallim dhe pa u ndikuar nga presionet politike, pasi rastet e pandëshkueshmërisë dhe selektivitetit rrezikojnë ta paraqesin institucionin si të kapur nga pushteti.

‘Ju e dhatë vetë në prezantimin tuaj që për Shtetet e Bashkuara të Amerikës elementi kryesor që u duhet në Shqipëri është sidomos veprimi i një drejtësie e cila të jetë një drejtësi e pavarur, një drejtësi e bazuar në ligj, në kushtetutë dhe për këtë kanë bërë një investim të madh.

Pra vizita e ambasadorit amerikan që është e treta për një periudhë tepër të vogël kohe ku ai sapo ka ardhur për ushtrimin e detyrës së ambasadorit dhe përfaqësuesit të presidentit amerikan në Shqipëri, tregon jo vetëm një vëmendje, po vete në SPAK për të treguar që opinioni publik nga rastet e pandëshkueshmërisë që ose selektivitetit që bën të mundur në shpesh raste SPAK-u, po u mbet atë besueshmërinë te SPAK-u.

Pra në radhë të parë ky ambasador vete për të treguar jo vetëm përkrahjen e padiskutueshme që ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për atë që thatë ju zoti Marku që ju duhet të jeni të zbatoni ligjin pavarësisht se kush e shkel atë për arsye sepse besueshmëria popullore ndaj një institucioni të tillë në mosveprimin tuaj duket sikur është një institucion i kapur, një institucion i cili nën presionin politik të pushtetit mund të veprojë në mënyrë jo të barabartë përpara ligjit.

Pra është të gjitha këto gjëra kanë treguar që ambasadori ka marrë një takim të përsëritur me SPAK-un. Dhe së treti dhe më e rëndësishmja ne jemi përpara një situate ku nga dita në ditë jo vetëm skandalet ju prezantuat në emisionin tuaj tepër të ndjekur, por shikohet që ky narko-shtet, kjo narko-diktaturë nga dita në ditë bashkëpunon me krimin e organizuar hapur.

Pra ka kaluar vija e kuqe dhe kjo vizitë është një paralajmërim ndaj sistemit të kalbur të qeverisjes së zotit Rama.

Si përfaqësues diplomatik ai nuk mund të shkojë më larg se sa kjo, por mënyra e veprimit, dalja e komunikatës në gjuhën angleze dhe shqipe pranë faqes së ambasadës amerikane tregon jo vetëm vëmendjen që ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm premtimet ato që ka thënë presidenti Trump.

Pikërisht për këtë edhe kjo ka treguar që vjen nga një eksperiencë e deri tanishme e papëlqyeshme që po ndodh në institucionet kryesore të shtetit shqiptar, gjë që tregon që nuk do të ketë investime amerikane sepse ju nuk plotësoni këto kushte.

Dhe duke mos qenë një shtet i tillë i cili të ketë një funksionim të pavarur të drejtësisë, të ketë një pushtet politik që kontrollon të gjitha gjërat dhe duke nënkuptuar kontrollin në thonjëza, kupton edhe marrëdhëniet korruptive që ky pushtet ka krijuar tashmë me biznesin jo vetëm me krimin e organizuar, por dhe me të tjerët të cilët marrin pjesë në tendera publikë në të cilët në shumë raste janë të pabarabartë e të favorizuar.

Pa diskutim. Pra kjo vizitë tregon që vëmendja jonë do të jetë tepër e fokusuar, e dyta tregon që kjo qeveri ndoshta e ka përmbushur atë mandatin e saj, një mandat dua të them këtu edhe ky është opinioni im personal me turp, me turp sepse ishte një qeveri që shpërdoroi pronat publike dhe financiare të këtij populli në një mënyrë skandaloze duke trajtuar Shqipërinë si një plaçkë tregu.

Pra të gjitha këto fenomene të cilat një ambasadë e madhe me ato përmasa që ka ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mënyrën se si shikohet nga opinioni publik, se edhe ky është një faktor tepër i rëndësishëm duke ditur rolin parësor në proceset demokratike për të gjithë revolucionet demokratike në Europën lindore dhe më vonë që ka ambasada amerikane, kemi një rikthim të një politike diplomatike amerikane e bazuar në çështje parimore.

Ka ndryshuar koha kur diplomatët amerikanë përpiqeshin dhe shikonin Shqipërinë si një mundësi për të zhvilluar karrierën e tyre politike ku bëheshin masha në dorë të qeverisjes dhe të autokratit Rama siç ishte rasti i zonjës Kim.

Edhe raste të tilla kjo tregon që ky ka qenë një fenomen i zakonshëm për qeverinë e zotit Rama, kjo ka qenë mënyra klienteliste e blerjes së influencës jashtë nëpërmjet individëve, nëpërmjet individëve burokratë të cilët ishin vulnerabël dhe ky ka mbijetuar vetëm nëpërmjet korrupsionit edhe klientelizmit të tij.’, u shpreh diplomati Agim Nesho në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco