Kurti i kërkon BE-së të mos zvarrisë integrimin: Kosova e meriton statusin kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë vendit statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për anëtarësim, duke argumentuar se Kosova e ka dëshmuar përmes zhvillimit ekonomik dhe përparimit demokratik se e meriton këtë proces.

Duke folur në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua në Tiranë, Kurti tha se Kosova është i vetmi shtet i rajonit që ende nuk gëzon statusin kandidat për anëtarësim në BE.

Të lidhura

None found

Ai i kërkoi Këshillit të Bashkimit Evropian t’i drejtohet Komisionit Evropian për hartimin e opinionit mbi aplikimin e Kosovës, ndërsa theksoi se muajin e ardhshëm mbushen katër vjet që nga dorëzimi i kërkesës për anëtarësim.

“Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave të anëtarësimit – një hap që Kosova e ka fituar me meritë”, u shpreh Kurti.

Si dëshmi të progresit të vendit, kreu i qeverisë kosovare përmendi rritjen ekonomike prej 4.7% gjatë gjysmës së parë të vitit, rritjen e investimeve private dhe rënien e papunësisë nga 26% në 11%.

Kurti ndaloi edhe te reformat e parashikuara në Planin e Rritjes. Ai pranoi se përsëritja e zgjedhjeve ka penguar ritmin e zbatimit të tyre, duke sjellë edhe humbjen e miliona eurove të parashikuara nga ky program.

Gjatë fjalimit, ai vuri në dukje edhe avantazhet që sjell integrimi gradual me Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, kritikoi Serbinë për pengesat në bashkëpunimin ekonomik rajonal, veçanërisht për mosnjohjen e diplomave dhe bllokimin e zbatimit të marrëveshjeve të CEFTA-s.

Kryeministri kërkoi gjithashtu që fondet e BE-së për vendet e rajonit të ndahen në përputhje me rezultatet e arritura dhe zbatimin e reformave. Sipas tij, mungesa e progresit në rrugën e integrimit rrezikon të dobësojë besimin e qytetarëve të Kosovës te perspektiva evropiane.


Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş