Sot bëhen 181 ditë nga protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një qytetar ka ironizuar masat e prezantuara nga qeveria për produktet e shportës.

Gjithashtu ai bëri thirrje që shqiptarët më 28 nëntor të dalin masivisht në shesh.

“Këtë flamur e kam valëvitur me krenari. Për këtë flamur kanë derdhur gjak bijtë dhe bijat tona dhe të gjithë të dalin në shesh. Nga 8 kokrra vezë që kemi marrë në janar do të marrim 9. Na ka shtuar një vezë, bravo. Kjo është qeveria që luan me popullin”, tha protestuesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb