Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka vlerësuar si të domosdoshme mbështetjen e prodhimit vendor dhe përafrimin e bizneseve të Kosovës me kërkesat e reja mjedisore të tregut evropian.
Pas pjesëmarrjes në hapjen e Javës së Biznesit Kosovar 2026, ajo bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ministritë po punojnë për reforma që synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë, nxitjen e investimeve dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike.
Të lidhura
None found
Sipas Pacollit, ekonomia qarkore, teknologjitë e pastra dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve përbëjnë disa nga fushat kryesore ku bizneset mund të zhvillohen.
“Tranzicioni i gjelbër nuk duhet të jetë pengesë për bizneset, por mundësi për zhvillim dhe konkurrueshmëri”, ka shkruar Pacolli.
Ministrja ka deklaruar se do të angazhohen së bashku për të krijuar kushtet e nevojshme që bizneset prodhuese të Kosovës të përballen me sukses me konkurrencën në tregun evropian.






