KFOR publikon pamje ku angazhohen edhe Forcat tona të Armatosura: Prania në terren, thelbësore për sigurinë në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar pamje nga angazhimi i forcave të tij në terren, ku pjesë janë edhe Forcat e Armatosura Shqiptare.
Përmes një postimi, KFOR thekson se gatishmëria dhe vigjilenca janë thelbësore për përmbushjen e misionit, ndërsa prania e vazhdueshme në terren garanton një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë
“Gatishmëria është thelbësore për përmbushjen e misionit tonë. Përmes profesionalizmit, vigjilencës dhe një pranie të vazhdueshme në terren. Angazhimi ynë mbetet i palëkundur: të kontribuojmë në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruan KFOR në rrjetet sociale.
Në misionin e KFOR-it janë të angazhuara edhe Forcat e Armatosura Shqiptare, të cilat kontribuojnë në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



