Lajmi i fundit

LIVE/ PD zhvillon foltoren e 'Ripërtëritjes' në Kamëz

VIDEO/ Berisha: Ky ishte një buxhet i turpshëm, vetëm nga investimet do të vjedhin jo më pak se 1.8 miliardë euro

19:22, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i demokratëve Sali Berisha, e cilësoi buxhetin e vitit të ardhshëm si ‘buxhet të turpshëm’, duke akuzuar qeverinë Rama për abuzime masive me fondet publike dhe favorizim të skemave korruptive në investimet publike.

Gjatë fjalës në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Kamzë, Berisha deklaroi se nga 2.2 miliardë eurot e parashikuara për investime, të paktën 1.8 miliardë euro do të vidhen. ‘Këta vjedhin sipas të gjitha kontrolleve të dokumenteve 90 deri në 100 për qind’, u shpreh ai, duke përmendur si shembuj kostot e larta të ndërtimit të rrugëve dhe shkollave, si dhe projektet e inceneratorit të Tiranës dhe impiantit të ujërave të zeza të Lanës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Çfarë ndodh?

Më lejoni t’u njoftoj vetëm me buxhetin e fundit.

Buxheti i fundit, dhe dalin e kapardisen në mënyrë të shpifur para jush, 10 miliardë euro, e doni çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se nga xhepat e qytetarëve këta marrin 10 miliardë euro.

Asnjë qindarkë, asnjë euro nuk prodhon qeveria.

Paratë vijnë që të gjitha nga mundi, nga djersa, nga krijesa, nga sakrifica e qytetarëve.

Vijnë me taksa, vijnë me tarifa dhe në mënyra të tjera.

Çfarë bënë me to?

E shihja mbrëmë, një natë shumë e sikletshme ku votohej se si të vidhen më shumë qytetarët shqiptarë.

Absolutisht.

10 miliardë.

Po çdo njeri që e ndjen edhe minimumin e përgjegjësisë para atyre që i qeveris, i thotë vetes jo njëherë, por 100 herë, si do t’u kthej unë këtyre më shumë nga kjo shumë.

Çfarë do bëj unë, si do i administroj unë këto.

Dhe u them unë ju, në mënyrë absolute se ajo skemë që u vendos mbrëmë ishte si t’i vjedh më shumë këta qytetarë.

Më lejoni të jap vetëm një shembull.

Kishin caktuar 2.2 miliardë euro investim.

Tani, t’u them unë ju, Rruga e Kombit, Rruga e Elbasanit, rruga Levan-Vlorë, rruga Levan-Tepelenë, rruga Tiranë-Elbasan, rruga Korçë-Qafë Plloçë, të gjitha të marra së bashku u garantoj se nuk shkojnë 2.2 miliardë. Jo, më pak.

Po çfarë do bëjnë me ta?

Do t’i vjedhin në mënyrë absolute jo më pak se 1.8 miliardë.

Do të thoni ju si, pse?

Se këta vjedhin sipas të gjitha kontrolleve të dokumenteve 90 deri në 100 përqind.

Prandaj i ndajnë për investim këta.

Ne ndanim për investim 700 milionë, mundet një vit të kemi ndarë 800 milionë. Dhe janë ndërtuar gjithë ato.

Po këta pse kaq?

Se caktojnë 130 milionë djegësin e Tiranës dhe aty nuk venë asnjë tullë dhe paratë i vjedhin.

Se caktojnë 120 milionë impiantin e ujërave të zeza të Lanës dhe aty nuk ekziston një tullë.

Se ndërtojnë rrugën me çmim 8 deri 12 fish.

Se ndërtojnë shkollën nga 700 apo maksimumi 1 milion e 200 mijë euro, e ndërtojnë me 8 gjer në 10 milionë.

A e dëgjuat kur thoshte ca shkolla aty në Kamëz, u çuditën edhe të huajt.

Ato shkolla janë ndërtuar nga Banka Botërore kur Xhelal Mziu drejtonte Kamzën dhe janë ndërtuar me 1 milion e 200 mijë euro.

Ky me 8 milionë, 10 milionë.

Ndaj dhe vjedhje e paimagjinueshme.

Ishte buxhet i turpshëm.

Sa u lanë të përndjekurve politikë? U lanë gjithsej 20 milionë, në një kohë kur në mënyrë absolute pa asnjë lloj cenimi u liheshin të paktën 100 milionë euro kompensim.

Sa u lanë ish-pronarëve? U lanë gjithsej 40 milionë, në një kohë kur pa asnjë vështirësi mund t’u liheshin të paktën 200 milionë se ato janë detyrime shumë të rëndësishme të shoqërisë.

Po jo, i lanë se si t’i vjedhin më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco