Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri me efektivët e Policisë së Shtetit italian, në zonën e San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, kur agjentë të ardhur nga rajoni i Kampanjës shkuan në një banesë të izoluar në fshat për të ekzekutuar dy urdhër-arreste.
Njëri prej personave që ishte objekt i urdhër-arresteve mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë, ndërsa një tjetër person që ndodhej me grupin u arrestua.
Personi i tretë, gjithashtu i armatosur dhe ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arresti i dytë, arriti të largohej duke u fshehur në fushat përreth banesës.
Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ku është angazhuar edhe një helikopter për kontrollin e zonës.
© SYRI.net
VIDEO/ Familja bllokohet në automjetin e përmbytur, babai merr fëmijën në krahë për ta shpëtuar
‘Nëse nuk e gjejmë kontejnerin, humbasim 5 mln euro’/ Dënohet kikboksieri i njohur, punoi për bandën shqiptare
Dy shqiptarë dënohen me burg për kultivimin e kanabisit me vlerë 302 mijë paund, gjykatësi kërkon deportimin e tyre